Mediat: Izraeli përgatitet për rifillim të mundshëm të përleshjeve në Liban
Ushtria izraelite po përgatitet për mundësinë e “kthimit në luftimet disaditore në Liban “, raporton transmetuesi izraelit Channel 12.
Kushner: Trump është i vendosur të ecë përpara me planin e tij për Rripin e Gazës
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është i vendosur të ecë përpara me planin e tij për Rripin e Gazës. Jared Kushner e siguroi udhëheqjen e Hamasit për këtë gjatë një takimi në Kajro, tha një burim palestinez për Al Jazeera .
Takimi midis Kushner dhe udhëheqjes së Hamasit përfundoi pas më shumë se dy orësh dhe në të mori pjesë edhe Nikolay Mladenov.
Media ndërkombëtare: Kushner do të takohet me përfaqësues të Hamasit për marrëveshjen e Gazës

Jared Kushner, i dërguari i Presidentit amerikan Donald Trump dhe dhëndri i tij, pritet të takohet me përfaqësues të Hamasit, raportoi televizioni Al Arabiya. Takimi pritet të zhvillohet në prani të ndërmjetësve, pas bisedimeve që Kushner do të zhvillojë në Izrael.
Sipas burimeve, qëllimi i takimit është parandalimi i dështimit të marrëveshjes për Gazën, konsolidimi i mirëkuptimeve të arritura deri tani dhe vijimi i përpjekjeve për uljen e tensioneve.
Shefi i ushtrisë iraniane: 30 mijë dollarë për këdo që kap ose vret një ushtar amerikan
Irani vë një shpërblim për ushtarët amerikanë. “Çdo forcë iraniane që arrin të kapë ose vrasë një sulmues amerikan do të marrë një shpërblim prej 30,000 dollarësh“, tha komandanti i ushtrisë iraniane Amir Hatami, i cituar nga agjencia e lajmeve Fars.
Deputeti iranian: Trump duhet të shqetësohet për sigurinë e tij, jo për Hormuzin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump
Një zyrtar i lartë iranian ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump për Ngushticën e Hormuzit, duke e paralajmëruar atë se duhet të shqetësohet për sigurinë e tij.
Ebrahim Azizi, kryetar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit iranian, shkroi në rrjetin social X se Trump duhet të fokusohet te siguria e tij, në vend që të vazhdojë të flasë për marrjen e kontrollit të Hormuzit.
“Presidenti amerikan duhet të shqetësohet për sigurinë e tij, në vend që të vazhdojë të mashtrojë për Ngushticën e Hormuzit përpara se të përfundojë i fshehur në një kamion ushqimi”.
Deklarata e tij erdhi pas komenteve të Trumpit, i cili tha se pasi SHBA-ja të mposhtë Iranin, Uashingtoni do ta shpallë Ngushticën e Hormuzit territor amerikan.
Azizi iu referua gjithashtu raportimeve të mediave amerikane se Trump, gjatë vizitës së tij në Ankara muajin e kaluar, ishte transferuar nga avioni presidencial Air Force One në një avion më të vogël përmes një automjeti që përdoret për furnizimin me ushqime, për shkak të frikës nga një sulm i mundshëm iranian.
Sulmet e Huthive mbyllin portin Mokha në Jemen

Porti Mokha në Jemen ka pezulluar aktivitetin pas një sulmi me më shumë se 25 raketa nga rebelët Huthi. Sulmet kanë shkaktuar shtatë viktima dhe dëme të vlerësuara në rreth 16 milionë dollarë, sipas drejtuesit të portit.
Vetëm të premten, Huthitë lëshuan gjashtë raketa balistike drejt Mokhas, një port strategjik në Detin e Kuq. Grupi tha se sulmi kishte në shënjestër pozicione ushtarake dhe armë saudite, si dhe anije ushtarake.
Sulmet janë pjesë e një përshkallëzimi të ri të aktivitetit të Huthive në rajon. Në javët e fundit, grupi i mbështetur nga Irani ka intensifikuar sulmet ndaj aleatëve të SHBA-së dhe anijeve që lundrojnë në zonën e Detit të Kuq.
Situata vjen në një periudhë tensioni të lartë në rrugët kryesore detare të rajonit, përfshirë Detin e Kuq dhe Ngushticën e Hormuzit, duke rritur shqetësimet për sigurinë e transportit detar dhe furnizimeve ndërkombëtare.
Policia izraelite: Dy terroristë u vranë në Gaza
IDF deklaroi se dy persona të armatosur u vranë në jug të Rripit të Gazës, pasi kaluan përtej të ashtuquajturës Linjë e Verdhë.
Sipas ushtrisë izraelite, ata u afruan në mënyrë kërcënuese. Ushtarët hapën zjarr për të neutralizuar kërcënimin, duke vrarë dy personat.
Në një incident tjetër, një tank i IDF-së kaloi mbi një pajisje shpërthyese të vendosur nga Hamasi. Sipas IDF-së, nga shpërthimi nuk pati të lënduar mes trupave izraelite.
25 raketa Houthi godasin portin e Mocha-s, 7 të vdekur
Porti i Mocha-s në Jemen ka pezulluar operacionet tregtare dhe detare pas sulmeve të fundit me mbi 25 raketa nga rebelët Houthi.
Sipas drejtorit të portit, sulmet kanë shkaktuar vdekjen e shtatë personave. Dëmet materiale nga bombardimet vlerësohen në rreth 16 milionë dollarë. Porti i Mocha-s ndodhet në bregun e Detit të Kuq, pranë ngushticës strategjike Bab el-Mandeb.
Sulmet kanë rritur shqetësimet për sigurinë e lundrimit dhe aktivitetit tregtar në këtë zonë të rëndësishme detare.
Irani dhe Omani bien dakord për kalim të sigurt në Hormuz
Irani dhe Omani kanë arritur marrëveshje për një rrugë të sigurt për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit.
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei. Sipas tij, marrëveshja u arrit pas tre javësh bisedimesh mes dy vendeve.
Negociatat për çështje të tjera vijojnë, ndërsa marrëveshja për sigurinë e lundrimit është e ndarë. Teherani deklaron se siguria e plotë në Hormuz nuk mund të rikthehet për sa kohë që mbeten në fuqi sanksionet detare amerikane, lëvizjet ushtarake dhe bllokada detare.
Shkon në 11 numri i viktimave në Libanin e Jugut
Numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në dy zona të Libanit të Jugut ka shkuar në 11.
Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu për 19 persona të plagosur. Sulmet e orëve të para të mëngjesit goditën Deir ez-Zahranin, në distriktin e Nabatiehut.
Nga sulmi në këtë zonë u vranë katër persona dhe u plagosën 17 të tjerë, përfshirë gra dhe fëmijë. Autoritetet libaneze raportuan se sulmet kanë shkaktuar viktima dhe të plagosur në mesin e civilëve.












Botërori 2026 
