Raportim Live

Pamje satelitore që tregojnë derdhjen e naftës pranë ishujve në brigjet e Iranit

9 muaj pa u kthyer në shtëpi! Çfarë tha Trump për ushtarët amerikanë

Trump tha se nuk është i shqetësuar për kushtet dhe gjendjen psikologjike të ushtarëve në anijen amerikane USS Abraham Lincoln, e cila ka qëndruar në det për rreth 9 muaj.

Gazetarët e pyetën nëse familjarët e ushtarëve janë të shqetësuar. Trump u përgjigj: Jo, nuk janë!

Ai gjithashtu tha se 9 muaj nuk janë shumë dhe se anija mund të kishte qëndruar edhe më gjatë.

Presidenti amerikan konfirmoi se USS Abraham Lincoln së shpejti do të zëvendësohet nga një tjetër aeroplanmbajtëse amerikane. Kjo ndodh ndërsa SHBA-të dhe Irani vazhdojnë përplasjen për Ngushticën e Hormuzit dhe programin bërthamor të Iranit.

download app

Shkurtimisht, çfarë ka ndodhur

Tensionet mes SHBA-ve dhe Iranit janë përshkallëzuar edhe më tej pas sulmit ndaj dy anijeve të lidhura me ADNOC në Ngushticën e Hormuzit, për të cilin Emiratet e Bashkuara Arabe fajësuan Iranin.

Në të njëjtën kohë, administrata Trump ka paralajmëruar rritje të presionit ekonomik ndaj Teheranit, duke theksuar se synon të mbajë të ulëta çmimet e energjisë për amerikanët dhe të pengojë Iranin të sigurojë armë bërthamore, ndërsa një paketë e re sanksionesh pritet të shpallet javën e ardhshme.

Shtetrrethimi në Palestinë, Shtëpia e Bardhë presion Netanyahut për të dënuan ekstremistët

Shtetet e Bashkuara po i bëjnë presion kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të dënojë publikisht rrethimin e vendosur nga kolonët ekstremistë në një fshat palestinez, sipas Times of Israel, duke cituar Reuters . Rrethimi ka shkaktuar tashmë kritika publike në Shtetet e Bashkuara: Ambasadori i SHBA-së në Izrael Mike Huckabee, një mbështetës i flaktë i vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor, dje i dënoi kolonët rrethues si “terroristë izraelitë”.

Irani shtyn rritjen e çmimit të benzinës

Irani ka vendosur të mos rrisë për momentin çmimin kombëtar të benzinës.

Vendimi u bë i ditur nga agjencia iraniane e lajmeve Fars, duke cituar burime qeveritare. Këshilltari i kryetarit të Parlamentit, Mohammad-Saeid Ahadian, tha se drejtuesit e tre degëve të shtetit kanë vendosur kundër rritjes së çmimeve.

Ai theksoi se po shqyrtohen propozime që nuk parashikojnë rritje të çmimit të benzinës. Autoritetet janë këshilluar të shmangin çdo veprim që mund të shqetësojë qytetarët për një rritje të mundshme të çmimeve.

Izraeli bombardon Al-Mansouri-n në Libanin jugor

Forcat izraelite kryen sulme të reja ajrore dhe me dronë në zonën Al-Mansouri, në jug të Libanit.

Sipas agjencisë kombëtare libaneze NNA, bombardimet goditën zonën Al-Mashaa-n dhe tokat bujqësore në periferi të Al-Mansouri.

Sulmet ndodhën në intervale dhe prekën zona në juglindje të qytetit Tiro. Operacionet u shoqëruan edhe me veprime të tjera ushtarake izraelite në këtë zonë.

Aktivistët dërgojnë ushqime për familjet palestineze në Qusra

Një grup i vogël aktivistësh izraelitë mbërriti në zonën e shtëpive të rrethuara në fshatin palestinez Qusra, në Bregun Perëndimor, duke sjellë ushqime për familjet.

Aktivistët i lanë ushqimet disa metra larg hyrjeve të banesave, pasi policia kufitare nuk i lejoi të afroheshin dhe t’i dorëzonin personalisht.

Banori Qusay Abu Ridi tha se familjet ndodhen nën rrethim dhe se aktivistët u penguan të hynin në zonë. Ndërkohë, kolonë të armatosur u rikthyen në Qusra dhe ngritën sërish një tendë që ishte vendosur më herët. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite deklaroi se tenda u çmontua përsëri më vonë.

Irani plan strategjik për Hormuzin, çfarë parashikohet

Irani ka dhënë miratimin e përgjithshëm për një plan strategjik për sigurinë dhe zhvillimin e Ngushticës së Hormuzit dhe Gjirit Persik.

Sipas zyrtarit iranian Valiullah Bayati, plani parashikon ndalimin e kalimit të anijeve dhe pajisjeve të SHBA-ve, Izraelit dhe vendeve të tjera të konsideruara “armiqësore”.

Teherani i akuzon këto vende për veprime agresive kundër Iranit. Plani tani do të ndjekë procedurat e mëtejshme të miratimit nga autoritetet iraniane.

Dy anije të Emirateve qëllohen në Hormuz

Dy anije të kompanisë së naftës Adnoc të Emirateve të Bashkuara Arabe u sulmuan mbrëmjen e kaluar teksa kalonin në Ngushticën e Hormuzit, teksa nuk ka raportime për të plagosur.

Emiratet akuzuan Iranin për sulmin, ndërsa Egjipti e dënoi incidentin si kërcënim për sigurinë detare dhe lirinë e lundrimit. Kajro bëri thirrje për përmbajtje, ulje të tensioneve dhe respektim të së drejtës ndërkombëtare.

Bahreini e cilësoi incidentin si “sulm terrorist iranian” dhe tha se ai shkel normat ndërkombëtare për lirinë e lundrimit.

“Armët shpëtojnë jetë”, shokon ministri izraelit: Qytetarët e Izraelit të armatosen

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, u ka bërë thirrje qytetarëve izraelitë të armatosen, duke deklaruar se armët shpëtojnë jetë.

Ai premtoi se do të vijojë ta kthejë qytetet dhe vendbanimet në zona të përshtatshme për armë zjarri.