Nëse keni planifikuar të udhëtoni nga Shqipëria në drejtim të Kosovës,duhet të jeni të kujdesshëm në momentin që i afroheni Doganës së Morinit. Arsyeja është se aty nuk gjen asnjë sinjalistikë orientuese. As edhe 1 tabele të vetme!

Nëse kjo është hera e parë që kaloni nga kjo pikë kufitare do t’ju duhet të pyesni se cilën korsi duhet të ndiqni. Mungesa e sinjalistikës nuk është e vetmja që mund t’u çorientojë.

Ngjitur me sportelet qëndrojnë disa makina, që duken sikur janë në radhe për të treguar dokumentacionin. Në fakt, ato nuk po mbajnë asnjë lloj radhe, por janë të parkuara aty. Beni kujdes sepse mund t’ju ndodhe të shkoni pas tyre, në përpjekje për të mbajtur radhën, për të kaluar doganën.

Për policinë, në këtë pikë të kalimit kufitar, duket gjithçka normale. Ne fakt makinat qëndrojnë të parkuara në shkelje të rregullave. Në doganë po bëhen punime. Por kompania që po i kryen ato nuk ka vendosur asnjë sinjalistike provizore, siç e ka detyrim. Nuk ndodh kështu në anën tjetër. Kaosi ka zëne vend vetëm ne pjesën tonë dhe dogana kryesore me Kosovën, duket si mall pa zot.

Tv Klan