Arrestohet ish-princi Andrew Mountbatten-Windsor. BBC raporton se ai është arrestuar nën dyshimin për shpërdorim detyre. Ndërkohë policia po vijon kontrolle në disa adresa në Berkshire dhe Norfolk.

Arrestimi i Andrew Mountbatten-Windsor vjen në të njëjtën ditë kur ish-princi mbush 66 vjeç.

(Ish-princi Andrew Mountbatten-Windsor)

Andrew Mountbatten-Windsor prej kohësh ka qenë në vëmendje të opinionit publik dhe mediave të huaja, pasi emri i tij përmendet në dosjen famëkeqe “Epstein”.

“Pamje pranë shtëpisë së Andrew në Sandringham)

Kujtojmë se ish-Princi Andrew, i njohur më parë si Duka i Jorkut, u largua nga Royal Lodge më 4 shkurt. Ai u zhvendos përkohësisht nga rezidenca e tij në Windsor drejt pronës Sandringham, në Norfolk.

Zhvendosja e tij erdhi në një moment ku presioni ndaj Mountbatten-Windsor  u rrit, për të dëshmuar në Shtetet e Bashkuara mbi lidhjet e tij me financierin Jeffrey Epstein, i dënuar për krime seksuale.

Ish-Princi Andrew ka mohuar akuzat dhe shkeljet. Megjithatë sipas mediave të huaja, autoritetet britanike po vlerësojnë akuza sipas të cilave një grua është dërguar në Mbretërinë e Bashkuar nga Epstein për një takim seksual me Mountbatten-Windsor në vitin 2010, në Royal Lodge.