Pas përfundimit të javës së 10-të të “Abissnet Superiore”, Drejtoria Teknike e Federatës së Futbollit ka përzgjedhur formacionin më të mirë të kësaj jave, sipas skemës 3-4-2-1.
Në formacionin e javës spikat Partizani, me tre futbollistë të përzgjedhur, pas fitores 1-0 në transfertë ndaj Teutës, ndërsa Egnatia dhe Elbasani përfaqësohen me nga dy lojtarë.
Pjesë e 11-shes më të mirë janë gjithashtu futbollistë të Dinamos, Vllaznisë, Skënderbeut dhe Vorës.
Ndërkohë, trajneri më i mirë i javës së 10-të është përzgjedhur Mislav Karoglan, tekniku i Partizanit, pas fitores së rëndësishme në transfertë ndaj Teutës, që i dha fund serisë prej gjashtë humbjesh radhazi për skuadrën kryeqytetase.
Formacioni i javës













Botërori 2026 
