Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë propozuar për herë të parë që Ukraina të heqë dorë nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO.
Lajmi u bë i ditur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas takimit me negociatorët amerikanë, Jared Kushner dhe Steve Witkoff në Dublin.
Kreu i shtetit theksoi se vendi i tij nuk mund të heqë dorë nga territoret e saj sovrane.
Megjithatë, ai u shpreh i gatshëm që çdo propozim që garanton sigurinë afatgjatë të vendit, ruan kapacitetet e tij ushtarake dhe siguron financimin për rindërtimin, t’i nënshtrohet një referendumi.
Nga ana tjetër, Moska vijon të këmbëngulë në kërkesat për kontrollin e Donbasit dhe kufizimin e ushtrisë ukrainase, kushte që deri më tani janë kundërshtuar nga autoritetet ukrainase.
Deklarata vjen pas një sërë takimesh diplomatike mes përfaqësuesve të administratës Trump, Moskës dhe Kievit, në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje që do t’i japë fund luftës.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
