Norvegjia e ka nisur me fitore rrugëtimin në Botëror, pasi mposhti 4-1 Irakun, në duelin e vlefshëm për Grupin I.
Shkëlqeu në këtë përballje Erlind Haaland, i cili shënoi dopietë golash në pjesën e parë.
Sfida nisi me raste në të dyja portat, ku Iraku provoi Al Hamadin, ndërsa Norvegjia u përgjigj me një tentativë të Haaland.
Ishte pikërisht sulmuesi i Manchester Cityt, që zhbllokoi takimin. Në minutën e 29-të, Haaland shfrytëzoi një asist të marrë nga Wolfe në zonë dhe e ndali topin në fundin e rrjetës.
Reagimi i Irakut erdhi 10 minuta më vonë, ku barazoi me golin e shënuar nga Hussein.
Para përfundimit të pjesës së parë, Norvegjia riktheu avantazhin, sërish me Haaland, që përfitoi nga një pasiguri e portierit.
Pjesa e dytë ishte më e qetë, ndërsa golin e tretë për Norvegjinë e shënoi Ostigard në minutën e 76-të me kokë.
Në fund kishte vend edhe për një gol të Thorstevedt në minutën e shtatë shtesë.
Me këtë fitore, Norvegjia i bashkohet Francës në kuotën e 3 pikëve, ndërsa ndeshja e radhës do të jetë ndaj Senegalit.
/tvklan.al












Botërori 2026 
