Menaxheri i futbollit, Sokol Haxhia, nuk e ka ndryshuar mendimin e tij për Cristiano Ronaldon, pavarësisht dopietës ndaj Uzbekistanit.
Sipas tij, sulmuesi portugez duhet të hapë krahun dhe t’i lërë vendin lojtarëve më të rinj.
Haxhia ndër të tjera tha se Portugalia duket si skllave e Ronaldos, pasi luajnë vetëm për të.
“Unë jam i idesë që karriera e një lojtari ka një fillim dhe një fund. Uzbekistani ishte në një nivel jo shumë të lartë futbolli. Duke u vështirësuar ndeshjet, prezenca e Ronaldos në fushë, do i hapë vështirësi skuadrës.
Unë jam kundër rekordeve. Është një nga më të mirët në histori, por duhet të hapë krahun dhe t’i lërë hapësirë ndonjë lojtari më të ri. Te goli i parë, bëri një gjest teknik, që është e vështirë. Instinktin e golit e ka, por në lojën e skuadrës… Mua më duket sikur Portugalia është skllave e Ronaldos. Unë dua që të fitojë Portugalia”, deklaroi Haxhia.
/tvklan.al












Botërori 2026 
