Gjykata e Posaçme shpall moskompetencën për 5 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit. Të pandehurit: Ferzilet Hajdëri, Adnand Toçila, Diana Dedja, Bashkim Salillari dhe Hanza Reka, do të gjykohen nga Gjykata e Durrësit. Ata kërkuan gjykim të zakonshëm dhe të ndahej çështja nga ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, i cili së bashku me tre persona të tjerë mbeten në Gjykatën e Posaçme.

Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste. Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në Nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë Lekë.

Dako u arrestua në muajin Qershor të vitit 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme dhe u la i lirë në Shkurt të këtij viti, pasi SPAK, nuk arriti të përfundojë hetimet e caktuara nga Gjykata, brenda afateve.  Ish-kryebashkiaku i Durrësit po hetohet në masën “arrest në shtëpi”.

Klan News