Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për shqyrtimin e çështjes së ish-drejtoreshës së filialit të Postës Shqiptare, Elisabeta Mataj, duke ia kaluar dosjen Gjykatës së Posaçme.
Mbrojtja kishte kërkuar informacion mbi ecurinë e hetimeve, si dhe zëvendësimin e masës së sigurisë për Matajn që ndodhet në “arrest shtëpie”.
Një ditë më parë SPAK pranoi dosjen e sjellë për kompetencë nga prokuroria e Durrësit mbi dyshimet për një skemë vjedhjeje në Postën e këtij qyteti.
SPAK pranoi për TV Klan se kishte regjistruar çështjen, teksa burime thanë se po verifikohet bashkëpunimi i zyrtarëve në formën e një grupi kriminal.
Përveç mënyrës së bashkëpunimit prokuroria e posaçme do sqarojë edhe nëse ka pasur përfshirje në këtë skemë të personave me imunitet parlamentar.
/tvklan.al












Botërori 2026 
