Bella Hadid është e njohur për ndryshimet e mëdha në flokët e saj, pasi ka kaluar nga nuancat intensive në ato të ëmbla vetëm brenda një viti, por paraqitja e saj më e fundit me një ngjyrë të re flokësh mund të jetë më mbresëlënësja deri më tani.
Supermodelja dhe biznesmenja ndau një sërë fotosh në Instagram nga ndeshja kundër Colorado Avalanche të shtunën (7 nëntor) në mbrëmje, kushtuar Hockey Fights Cancer, një organizatë bamirëse e lidhur me Ligën Kombëtare të Hokejit (NHL). Brenda arenës, mes akullit dhe fanellave, ngjyra e re e flokëve bionde e supermodeles, binte në sy.
Edhe pse modelja mbante veshur një kapelë Colorado Avalanche, flokët e saj të dekoloruar intensivisht dhe të prerë deri në supe ishin të dukshëm. Ndërsa flokët e Bella Hadid kohët e fundit kanë qenë në trend drejt flokëve të verdhë, kjo nuancë e re është më e ftohtë dhe e ndritshme, dhe gjatësia është më e shkurtër.
Nëse Bella Hadid vendosi të bënte ndryshimin dhe të lyente flokët, ka të ngjarë që stilistja e flokëve Jenna Perry ta ketë trajtuar ngjyrën. Ajo ia ka bërë flokët Bella Hadid në të kaluarën, si bionde ashtu edhe kafe dhe ka bërë edhe ngjyrat e personazheve të tjerë të famshëm, si e kuqja e Kendall Jenner, si dhe nuanca të ndryshme bionde dhe kafe të realizuara nga Kaia Gerber.
/tvklan.al












Botërori 2026 
