Gjendja shëndetësore e aktorit Bruce Willis është përkeqësuar ndjeshëm, katër vite pas diagnostikimit me demencë frontotemporale. Sipas një burimi pranë familjes, i cili ka folur për Daily Mail, aktori po përjeton një fazë të vështirë të sëmundjes, ndërsa bashkëshortja e tij, Emma Heming, shpenzon më shumë se 30 mijë dollarë në muaj për kujdesin e tij.
“Bruce jeton në botën e tij”, rrëfeu burimi, duke shpjeguar se aktori e kupton që jeta e tij ka ndryshuar, por nuk është plotësisht i vetëdijshëm për atë që po ndodh. Sipas tij, personaliteti i Willis është bërë shumë më i qetë dhe sjellja e tij ka ndryshuar ndjeshëm.
“Ndonjëherë duket si një foshnjë që vështron gjithçka përreth me kureshtje. Por, nëse e sheh, të duket si një burrë i shëndetshëm në moshë të mesme”, tregoi burimi, duke përshkruar mënyrën se si aktori reagon ndaj objekteve dhe ambientit.
Familja po përpiqet t’i krijojë një ambient sa më të ngrohtë dhe të këndshëm, duke u siguruar që aktori të ketë gjithmonë njerëz pranë. Shtëpia mbahet e ndriçuar dhe me një atmosferë pozitive, ndërsa vajza e tij më e vogël, Tallulah, nga martesa me Demi Moore, vazhdon ta vizitojë rregullisht.

“Gjithmonë ka njerëz pranë tij, me të cilët mund të komunikojë. Shtëpia është shumë e ndriçuar dhe plot gjallëri, ndërsa të gjithë kujdesen që atmosfera të jetë sa më e këndshme. Bruce e ka vazhdimisht familjen pranë, Tallulah është e mrekullueshme dhe e do vërtet shumë të atin”, u shpreh burimi.
Ndërkohë, burimi pohoi për Daily Mail se miqtë e famshëm të Bruce nga Hollywood-i nuk e vizitojnë më aq shpesh sa dikur.
Pavarësisht vështirësive, familjarët përpiqen të ruajnë gjërat e vogla që i sjellin kënaqësi. Aktori vazhdon të shijojë akulloren, shëtitjet me makinë dhe muzikën e këngëtarit Neil Diamond, aktivitete që i japin momente qetësie në përditshmërinë e tij.












Botërori 2026 
