Policia Rrugore e Durrësit pritet të përballet me probleme në menaxhimin e trafikut edhe gjatë këtij sezoni turistik. Një plan i ri masash për të krijuar lehtësira dhe parandaluar aksidentet ka përfunduar, por problem mbetet mosfunksionimi i semaforëve dhe mungesa e theksuar e sinjalistikës rrugore.
Artan Osmani: “Sinjalistika horizontale pothuajse mungon totalisht ju e evidentoni edhe vetë. Problem kemi sinjalistikën horizontale sidomos rrugën e plazhit është një segment që frekuentohet nga pushues të shumtë dhe është shumë e domosdoshme, pasi orienton saktë edhe drejtuesit mjeteve, por edhe këmbësorët për të kaluar në ato vende që janë të …”
Në autostradën Tiranë–Durrës dhe aksin Plepa–Golem janë shtuar patrullat e policisë, dhe numri i tyre pritet të rritet gjatë kulmit të sezonit turistik. Një plan masash i veçantë është hartuar edhe për aksin rrugor Maminas–Gjiri i Lalzit, i cili do të monitorohet 24 orë pa ndërprerje./tvklan.al












Botërori 2026 