Turistët edhe pas sezonit të verës. Grupe nga vende të ndryshme të Evropës po mbërrijnë çdo ditë në qytet, duke zbuluar historinë dhe trashëgiminë mijëravjeçare.
Amfiteatri Antik është një prej ndalesave kryesore për turistët.
Këtu, vizitorët njihen nga afër me një prej monumenteve më të rëndësishme të qytetit dhe historinë që mbart ndër shekuj.
Itinerari vijon me Muzeun Arkeologjik dhe Kullën Veneciane, dy pika të tjera që pasqyrojnë historinë dhe zhvillimin e Durrësit.
“Është shumë bukur. Peizazhi është shumë i bukur. Po vizitojmë qytetin me guidë. Do të qëndrojmë një javë këtu. Kemi vizituar Beratin, do të vazhdojmë me Krujën, Tiranën dhe Lezhën.”
“Është hera jonë e parë në Durrës. Na pëlqen shumë këtu. Koha është shumë e mirë, njerëzit janë mikpritës dhe po shijojmë gjithçka. Ka gjëra për të ndryshuar dhe përmirësuar, po megjithatë mbetet i bukur.”
Grupet shoqërohen nga guida turistike, ndërsa vizitat vijojnë edhe jashtë muajve të pikut.
Endri Nderjaku, guidë turistike, thotë se turizmi në Durrës është në zhvillim dhe është bërë një punë e mirë.
Vëmendje e veçantë, referuar kërkesave të turistëve të stinës në të cilën ndodhemi, duhet t’i kushtohet gastronomisë dhe shërbimeve që u ofrohen turistëve.
Me trashëgiminë kulturore, monumentet historike, klimën dhe mikpritjen, Durrësi vijon të jetë një destinacion i preferuar për turistët e huaj edhe pas përfundimit të sezonit veror.
Vizitorët vijojnë të zbulojnë qytetin antik, kulturën dhe bukuritë e tij, duke e mbajtur Durrësin aktiv në hartën turistike edhe gjatë vjeshtës.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 