Muaji korrik po mbyllet me numër të lartë qytetarësh të cilët qëndrojnë në hotelet e Durrësit. Sipas operatorëve turistikë, problematike kanë qenë dy javët e para të këtij muaji, kur ka pasur një rënie të numrit të të ardhurve nga Kosova apo diaspora.

Por situata pritet të jetë ndryshe në muajin gusht. Hotelet gjatë muajit të ardhshëm pritet të jenë të rezervuara në të gjithë kapacitetin e tyre.

Operatorët turistikë presin që sezoni veror këtë vit të jetë më i zgjatur. Pritshmëritë janë të tilla nisur nga rezervimet. Shumë të huaj zgjedhin që të pushojnë në Durrës edhe gjatë muajve të vjeshtës.

Hotelet në Durrës nuk i kanë rritur çmimet këtë vit, pavarësisht kursit të euros. Madje, sipas operatorëve turistikë, paketat gjatë pjesës së parë të muajit korrik kanë qenë më të lira se vjet. Turistët të cilët zgjedhin Durrësin për pushime qëndrojnë kryesisht nga 5-7 ditë.

Klan News

/tvklan.al