Mesi i gushtit ka sjellë fluksin më të madh të pushuesve në plazhet e Durrësit. Temperaturat e larta dhe ditët e gjata të verës kanë mbushur bregdetin, ndërsa vijën e parë të plazheve të Adriatikut e kanë zgjedhur si turistët e huaj, ashtu edhe pushues nga diaspora, por edhe vendas.

Fluksi i lartë i pushuesve është reflektuar edhe në aktivitetin e strukturave akomoduese, restoranteve dhe shërbimeve turistike përgjatë vijës bregdetare.

Plazhet e Durrësit vijojnë të jenë ndër destinacionet më të frekuentuara gjatë këtij muaji, me lëvizje të shumta të turistëve gjatë gjithë ditës. Për operatorët turistikë, gushti mbetet periudha më intensive e sezonit veror, ndërsa pritshmëritë janë që fluksi të vijojë i lartë deri në mesin e shtatorit.

Tv Klan

/tvklan.al