Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan NostalgjiKlan NostalgjiKlan MusicKlan MusicKlan RadioKlan RadioKlani ImKlani Im

Cilësimet

Modaliteti i dritës

Madhësia e shkronjave

16px

Aksesueshmëria

Redukto lëvizjet

Pakëson animacionet dhe efektet pulsuese.

Font i lexueshëm

Përdor shkronja më të thjeshta për lexim.

Hapësira mes rreshtave

Thekso lidhjet

I bën linket më të dukshme në artikuj.

Plazhe

Klan Explorer – Saranda dhe Ksamili, zemra e turizmit të Jonit

Mes kaltërsisë së Jonit, Saranda dhe Ksamili mbetet një nga destinacionet më të njohura të turizmit shqiptar. Plazhet, ishujt dhe peizazhi i tij e kanë kthyer këtë cep të jugut në një pikë referimi për pushuesit vendas dhe të huaj.

Shtator 6, 2026

Fluks pushuesish në Vlorë

Këto janë edhe ditët me më shumë fluks vizitorësh. Pushuesit zgjedhin zona të ndryshme. Më shumë interes ka për Lungomaren dhe zonën e Ujit të Ftohtë, por edhe plazhet e Radhimës e Orikumit. Temperaturat e larta dhe moti i favorshëm kanë bërë që shumë pushues t’i drejtohen plazheve. Mes tyre ka edhe shumë emigrantë, të...

Gusht 17, 2026

Durrësi shënon kulmin e sezonit turistik

Mesi i gushtit ka sjellë fluksin më të madh të pushuesve në plazhet e Durrësit. Temperaturat e larta dhe ditët e gjata të verës kanë mbushur bregdetin, ndërsa vijën e parë të plazheve të Adriatikut e kanë zgjedhur si turistët e huaj, ashtu edhe pushues nga diaspora, por edhe vendas. Fluksi i lartë i pushuesve...

Gusht 15, 2026

Rënia e temperaturave nuk i ndal pushuesit

Pavarësisht rënies së lehtë të temperaturave, mijëra vizitorë kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në plazhet e Lezhës. Pushuesit shprehen të kënaqur me pastërtinë e plazhit, cilësinë e shërbimeve, çmimet e favorshme dhe kushtet komode të akomodimit, faktorë që po e bëjnë Shëngjinin një zgjedhje gjithnjë e më të preferuar për familjet dhe turistët vendas e...

Korrik 25, 2026

Ishujt që duhet të vizitoni

Stina e bukur ka hyrë tashmë plotësisht, e bashkë me të edhe ajo e pushimeve verore. Dhe në mendjen e kujtdo janë ujërat e kristalta, kripa në lëkurë, rrezet e diellit, puhizat e lehta, perëndimet e mahnitshme e gjithë peizazhet verore. Ishujt janë ata që në mendjen njerëzore përfaqësojnë më së miri fantazitë e pushimeve...

Qershor 28, 2026

Siguria në plazhe, sfida e turizmit

Mbytja e tre të miturve në plazhe brenda një jave ka rikthyer edhe njëherë shqetësimin për sigurinë e pushuesve, një nga sfidat e turizmit në Shqipëri. Teksa plazhi më i madh i vendit po i afrohet periudhës së fluksit, situata në Durrës paraqitet e ngjashme me vitet e kaluara. Edhe pse një pjesë e kullave...

Qershor 22, 2026

“Daily Express”: Shqipëria, destinacioni surprizë që po rivalizon pushimet mesdhetare

Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare si një nga destinacionet në zhvillim më të shpejtë në Europë. Së fundmi, edhe prestigjiozja britanike “Daily Express” i ka kushtuar një artikull vendit tonë, duke e promovuar si “Maldivet e Evropës” falë plazheve mahnitëse, ujërave të kristalta, mbi 300 ditëve me diell në vit. Artikulli theksoi...

Qershor 22, 2026

Qeveria, rregulla të reja për hapësirat publike

Paralelisht me operacionin për lirimin e hapësirave publike, i nisur në korrik të vitit të shkuar, qeveria ka vendosur zbatimin e rregullave të qarta dhe të unifikuara për çdo bashki sa i takon përdorimit të këtyre hapësirave. Në këtë rregullore përcaktohet që për trotuaret që kanë një gjerësi deri në 2 metra, 70% e kësaj...

Prill 1, 2026

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

Shqipëria po ngjitet fuqishëm në skenën ndërkombëtare të turizmit për vitin 2026. Mediat e huaja po e vendosin vendin tonë në qendër të vëmendjes, duke e përshkruar si një destinacion unik që ofron një përzierje të pazakontë mes plazheve të Rivierës, qyteteve historike dhe natyrës së egër. Revista britanike Time Out e cilëson Shqipërinë si...

Mars 28, 2026

Aksion në Currila, sekuestrohen mbi 90 sete çadrash dhe shezlongësh të vendosura pa leje

Policia e Durrësit ka vijuar këtë të enjte, më 17 korrik, kontrollet përgjatë vijës bregdetare, në kuadër të operacionit të koduar “Plazhi i Lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga individë apo biznese. Gjatë aksionit të fundit të ndërmarrë në zonën e plazhit të Currilave, në lagjen nr....

Korrik 17, 2025