Largimi në Itali, solli sfida të tjera për Silvanën. Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” ajo tregon se mënyra e jetesës ishte shumë e vështirë, duhej të punonte shumë për të larë kredinë që mamaja e saj mori në Shqipëri, që ajo të largohej.

Por, jeta i mori një kthesë të papritur, jo për mirë… Në vitin 2013, Silvana tregon se humbi jetën një nga vëllezërit e saj në një aksident në punë në Greqi. Pas 3 vitesh nga jeta u nda dhe një vëlla tjetër.

Silvana: Në Itali jeta ishte shumë e vështirë, pa dokumente, gjuhën nuk e dija. Ishte jashtë mase e vështirë. Doja të punoja me çdo gjë. Punoja në pastrim dhe në lokal.

Ardit Gjebrea: Në cilin vit jeta jote filloi që të marrë pak kthesë?

Silvana: Në vitin 2013, por jo për të mirë…

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi?

Silvana: Në 27 janar të 2013-ës, më ndërron jetë një vëllai në Greqi, aksident në punë. Ishte 29 vjeç. Nuk mund të kthehesha. Nuk mund të isha afër mamit tim, sepse nuk kisha dokumente dhe kjo ishte një gjë që më vriste më shumë. Përtej vështirësive dhe jetës në Itali ndodhi dhe kjo fatkeqësi.

Ardit Gjebrea: Si vijoi jeta?

Silvana: Kemi humbur edhe një vëlla tjetër në vitin 2017.

Ardit Gjebrea: Nga se?

Silvana: Nga depresioni!

/tvklan.al