Të premten 14 gusht dhe të shtunën e 15 gushtit nga ora 23:00 e mbrëmjes e deri në orën 5:00 të mëngjesit, në autostradën Tiranë- Durrës, do të ketë deviim të lëvizjes së automjeteve pasi do të bllokohen dy korsi të aksit kryesor në drejtimin nga kryeqyteti drejt qytetit bregdetar.
Për shkak se do të kryhet montimi i trarëve mekanik në mbikalimin e ri të Kasharit është menduar për arsye sigurie të ndërmerren këto masa për gjatë këtyre ditëve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar lajmëron në rrjetet e tij sociale se gjatë këtij intervali, trafiku i mjeteve që lëviz drejt qytetit të Durrësit, do të devijohet në dy korsitë e anës së majtë të autostradës, të cilat do të funksionojnë përkohësisht si rrugë me dy drejtime lëvizjeje.
Ndërsa mjetet me destinacion Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës do të vijojnë lëvizjen pa pengesë.
Punimet për zgjerimin e Superstradës Tiranë-Durrës kanë hyrë në fazën e tretë dhe në prill përfunduan 6 km e para ku iu nënshtruan zgjerimit u ku qarkullohet në 4 korsitë në të dy drejtimet.
/tvklan.al












Botërori 2026 