Dy tërmete kanë tronditur Bosnjë-Hercegovinën gjatë natës, duke zgjuar nga gjumi banorët e Sarajevës, Mostarit dhe zonave përreth.
Lëkundja e parë u ndje në orën 01:17, ndërsa e dyta u regjistrua rreth orës 04:35, në zonën e Blagajt dhe vendbanimeve pranë Mostarit. Sipas raportimeve të mediave vendase, tërmeti i parë u shoqërua me një goditje të fortë, e cila zgjati vetëm një deri në dy sekonda, por ishte mjaftueshëm intensive për të zgjuar shumë qytetarë.
Disa banorë e përshkruan lëkundjen si të lehtë, ndërsa të tjerë, veçanërisht ata që jetonin në katet e sipërme të ndërtesave, thanë se e ndjenë shumë më fort. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte edhe një zhurmë e fuqishme që, sipas dëshmive të qytetarëve, u dëgjua pak para ose gjatë lëkundjeve dhe ngjante me një shpërthim apo bubullimë.
#Earthquake (#zemljotres) possibly felt 26 sec ago in #Bosnia&Herzegovina. Felt it? Tell us via: 📱https://t.co/QMSpuj6Z2H 🌐https://t.co/AXvOM7I4Th 🖥https://t.co/wPtMW5ND1t ⚠ Automatic crowdsourced detection, not seismically verified yet. More info soon! https://t.co/qdWPeDbGnU
— EMSC (@LastQuake) November 2, 2026
Një banore tregoi se fillimisht kishte menduar se diçka kishte shpërthyer brenda banesës së saj. Deri në orët e mëngjesit, në faqen e Qendrës Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare (EMSC) ishin regjistruar 296 raportime nga qytetarët që kishin ndjerë tërmetin në zonën e Sarajevës, ndërsa për lëkundjen pranë Mostarit ishin raportuar 16 raste.
/tvklan.al












Botërori 2026 
