Lëkundjet ishin me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter

Ishulli më i madh i Greqisë, Kreta vijon të lëkundet nga tërmetet. Pas tërmetit të një dite më parë, ku humbi jetën një person dhe u lënduan disa të tjerë, ishulli është goditur mëngjesin e sotëm nga një tjetër tërmet i fuqishëm.

Sipas të dhënave zyrtare lëkundjet ishin me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter. Deri më tani nuk ka të dhëna për viktima apo të plagosur të tjerë, por lëkundjet kanë shtuar edhe më shumë frikën tek banorët e Kretës, një pjesë e të cilëve e kaluan natën nëpër çadra.

Tërmeti që goditi të hënën Kretën ishte me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe epiqendra e tij ishte pranë qytezës Arvi.

Tv Klan