Pyetjes së Marinës gjatë emisionit “Kampionët” për të pasur Spanjën si një shembull për të ardhmen e Kombëtares, specialisti i futbollit Arjan Peço tha se Kombëtarja ende i ka sytë tek lojtarët që vijnë nga Europa

Peço: Të bësh Spanjën është e vëshirë, ata që e kopjojnë e kopjojnë gabim. Nuk e kopjojnë dot. Shumë janë përpjekur të bëjnë atë që bën Spanja po nuk ia kanë dalë. U mungon kreativiteti, specifikat e spanjollëve. Mendoj se Shqipëria ka shumë mundësi të ketë një ekip kompetitivë, me lojtarë që formohen në Evropë. Kampionati ynë nuk prodhon shumë lojtarë të mirë. Kampionati ynë është i dobët. Edhe në vitet e ardhshme Kombëtarja ka për të pasur sytë nga Evropa. Ata do të jenë brumi i ekipit Kombëtar. Filozofia dhe struktura si luan ekipi kombëtar pataj vendosen nga trajneri. A do të luajë si Spanja apo të ketë një profil të një ekipi që mbrohet. E kemi thënë se duhet bërë më shumë nga Silvinjo, por edhe ai nuk kishte shumë përvojë kësaj here. Nga ana rezultatit mund të kishim bërë më shumë në këtë europian.

/tvklan.al