#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

Power Kidz 8 – Faza.3

Fëmijët konkurrues • Faza.3 / Java.10:
Aria, Artur, Warda, Omer
Me pjesëmarrjen e:
Denata Toçe – Psikologe
Aurel Vula – Pediatër
Edi Gogu – Shkrimtare

“Ka një mesazh për ty” – Premtimi i Mihalit

Fëmijëria e humbur e Mihalit: Babai i alkoolizuar shkatërroi familjen

Mihali nuk arrin dot ta cilësojë fëmijërinë e tij si të lumtur. Në rrëfimin e tij për “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ai kujton me dhimbje rritjen e vështirë në Korçë. Babai ishte njeri punëtor, por i alkoolizuar dhe i shkaktonte  shqetësim të madh familjes e sidomos bashkëshortes.

Një mbrëmje, një incident i ndodhur për shkak të pijes e futi familjen në një borxh të madh sa u detyruan të shisnin shtëpinë për ta shlyer.

Mihal: Ai vetëm pinte, s’kishte ditë Perëndie që mos të pinte babai, çdo ditë.

Ardit Gjebrea: Mami ankohej, si e përjetonte këtë moment me babin?

Mihal: Vetëm qante, ishte shumë e stresuar, me sa mbaj mend unë, s’kishin ndonjë zënkë bashkë, tani zënka në familje…

Ardit Gjebrea: Ka gjithmonë, por çfarë nuk kemi dëgjuar nga ata që pijnë.

Mihal: Ishte shumë i qetë babai, kur pinte, vinte në shtëpi e flinte, e kishte këtë.

Ardit Gjebrea: Por punonte?

Mihal: Punonte aq shumë sa nuk e di. Po të mos kishte të pirën, ndoshta tani do të kisha pallatin me 10 kate. Dilte që në mëngjes, dihej orari kur dilte por jo se kur vinte. Shtrohej me shoqërinë, harronte familjaren. Ishte i miri i shoqërisë, i keqi i familjes.

Ardit Gjebrea: Pra ti me ç’ po thua që nëse babai nuk do të kishte pijen, sot do të kishit pallat 10 katësh. Ndërkohë nuk e keni, çfarë ndodhi? Si ishte ekonomia juaj?

Mihal: Ekonomia ishte e keqe sepse shtëpia u shit në vitin ’95.

Ardit Gjebrea: Cili ishte motivi?

Mihal: Babai punonte roje nate në një magazinë ku linin makinat njerëzit. Atë natë kishte pirë dhe mori makinën e dikujt për ta ngarë dhe u përplas, e shkatërroi makinën sa nuk bëhej më, aq keq. U detyrua  mamaja me babanë që të shisnin shtëpinë për t’i dhënë borxhin të zotit të makinës. Ishte ai “i forti i lagjes” kur i thonë, në Korçë.

Mihali tregon se nga ai moment, nisën të jetonin në një shtëpi me qira. Motra e tij u fejua, por kishin shumë probleme familjare. Ai nuk mundi as ta realizonte ëndrrën për të ndjekur studimet e larta. Më pas, i ati u sëmur nga diabeti derisa gjendja e tij u përkeqësua. “Pas ca kohësh, afro 2 vjet mos gaboj, iu agravua aq shumë diabeti sa i preku edhe këmbët. Arriti deri aty sa i hoqën edhe gishtat. U detyrova që  të ikja në Turqi”, rrëfen Mihali.

Në Turqi, Mihali ndenji vetëm 7 muaj pasi nuk mundi të përshtatej. Babai është ndarë nga jeta dhe sot ai jeton me nënën, por planifikon që së shpejti të largohet në Gjermani. Nëna është personi që Mihali ka ftuar në rubrikë duke u shprehur se vuajtjet e saj kanë qenë të papërshkrueshme.

“Edhe shkëmb të ishte, do të ishte thërrmuar, do të ishte bërë rërë. Aq shumë ka vuajtur me babanë sa nuk e di”, përmbyll Mihali.

“Ka një mesazh për ty” – Mesazhet e mëdha të Luzjanës së vogël

Moshatare me Annën, Luiziana emocionon Ardit Gjebrean me fjalët për të

Luiziana hyri plot hare në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty” duke i dhënë një përqafim të ngrohtë drejtuesit të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebreas. Ajo nisi të flasë plot emocione sesa e lumtur ndihet që gjendet në studio.

Luiziana është vetëm 15 vjeçe, çka iu vu në pah edhe nga Gjebrea duke thënë se përkon me moshën e vajzës së tij, Annës. Këtu ishte një pikë  ku Luiziana pati edhe një koment të bukur për Annën apo Brean,  siç është emri i saj i skenës.

Ardit Gjebrea: Ti ke lindur në vitin 2009?

Luiziana: Po, në vitin 2009  kam lindur. Si fillim kam jetuar në fshatin Pandalemo të bashksië Finiq. Ishte fshati ku ishte martuar mamaja ime.

Ardit Gjebrea: Ti ke moshën e gocës sime.

Luiziana: Po, e kam parë Annën dhe të përgëzoj sepse e pashë edhe te një intervistë te Rudina Magjistari.

Ardit Gjebrea: Ah, faleminderit!

Luiziana: Një vajzë shumë e suksesshme dhe që motivon, vërtet më motivoi edhe mua.

Ardit Gjebrea: Vërtet?

Luiziana: Po!

Ardit Gjebrea: Jam shumë i lumtur ta dëgjoj këtë!

Luiziana: Jam shumë e lumtur që po gjej edhe këtë mbështetje nga publiku dhe që po më bën të rehatohem.

“E urryer nga prindi tjetër”/ Rrëfimi prekës i 15-vjeçares: 40-ditëshe pija lëngje gjellësh, rashë në koma

Vetëm 15 vjeçe, por energjia e fuqishme e Luizianës përcillet në çdo fjalë që ajo nxjerr në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Në prezantimin e saj në hyrje të rubrikës, drejtuesi i programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebra citoi një pjesë nga historia e Luizianës: “Ishte 23 nëntor 2009 kur erdha në jetë si një fëmijë i dashur nga mamaja dhe i urryer nga prindi tjetër”.

Luiziana thotë se nuk i është referuar kurrë si “baba” sepse nuk e ka ndier. Ajo lindi në fshatin Pandajlemon në Finiq ku nëna ishte martuar dhe vuajtjet nisën që në ditët e para të ardhjes së Luizianës në jetë. Nëna dhunohej, fëmijës i privohej qumështi i saj dhe i jepej çfarëdo gjendej derisa Luiziana ra në gjendje kome.

Luiziana: Unë kam lindur atje, mamaja ime keqtrajtohej, nuk e lejonin që të më afrohej mua sepse ajo shfrytëzohej sepse ata kishin bagëti dhe e dërgonin atë në mal me bagëtitë. Unë në shtëpi rrija me njerkën e babit sepse ai s’e kishte mamanë e tij dhe nëse mua mamaja më afrohej, do të dhunohej edhe më keq sepse ishte edhe dhuna në familje. Unë nuk jam ushqyer me qumështin e nënës.

Ardit Gjebrea: Po pastaj?

Luiziana: Pastaj unë sëmurem shumë, bie në gjendje kome. Si ta them, do të duket pak… 40-ditëshe unë pija lëng nga gjellërat që bëheshin në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Lëng nga gjellërat e ndryshme?

Luiziana: Po, në biberonin tim, si lëng fasuleje për më tepër. Sëmurem, bie në koma. Erdhën edhe nëna  me dajën nga Greqia se punonin në Greqi, nga ana e mamit. Aty në spitalin e Sarandës kam ndenjur dy ditë në koma dhe një javë e pesë ditë e shtruar sepse më zgjuan doktorët me zor. Kur dal, kthehem  përsëri në fshatin e Pandalemos ku mamaja ime vendosi t’i japë fund asaj lidhejeje kur unë isha  6-muajshe. Vjen nëna me dajën nga Greqia përsëri në Greqi dhe ata vendosën që ne të ikim në Greqi se prindi tjetër nuk tregoi aspak interes që ika unë, nuk u shqetësua fare, më la të lirë. Unë kaloj ilegalisht nga mali dhe daja im rrezikon edhe lirinë e tij për këtë gjë. Atje shkoj në Kestril, më pret dajkla ime, një  grua e mrekullueshme, një nënë e mrekullueshme…

Ardit Gjebrea: Kur thua dajkla, është nusja e dajës?

Luiziana: Po, ne i themi dajkla, nusja e dajës ajo është shpirt i shpirtit tim.

Ardit Gjebrea: Ti shkove në shtëpinë e tyre?

Luiziana: Po, shkova. Në moshën 3-vjeçare më fillojnë problemet stomatologjike. Atje daja më shpinte gjithmonë poshtë, në Filat, Janinë, në spitalet më të afërta që të merrja  kurim mjekësor. Aty rrija edhe një javë shtruar në spital për shkak të problemeve stomatologjike.

Në Greqi, Luiziana kreu edhe kopshtin. Atëherë nuk e kuptonte ende pse babai nuk ishte aty dhe i bënte përshtypje kur shihte fëmijët e tjerë. Një ditë, pyeti gjyshen që i tha: “Shpirt i nënës, ai siç kemi ikur ne, ka ikur edhe ai në vend të punojë. Do të vijë të të sjellë ty një çantë të madhe me gjëra. Çanta e as ai s’erdhën kurrë”, kujton Luiziana.

“Shihemi në Gjyq” – Magjia e vjehrrës ndan çiftin?!

“S’kam bërë paturpësi!” Vajza përlotet para nënës: Burri u tregonte prindërve gjërat tona intime!

ukuria ka thirrur vajzën, Edonën në “Shihemi në Gjyq”. Sipas nënës, e ka martuar vajzën me tradita por ajo sot jeton në shtëpinë e saj bashkë me djalin. Siç tregon Bukuria në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ajo është nga Laçi dhe tri vajzat janë martuar në Korçë.

Edona është kthyer në shtëpinë e prindërve dhe Bukuria duket se nuk arrin dot ta përtypë këtë fakt. Edona i thotë se nuk ka bërë asgjë për ta turpëruar, por ishte familja e burrit ajo që e përzuri.

Bukurie:  Mami, të lutem! Mua më ke ardhur si bum në shtëpi me djalin!

Edona: Po, e di! Të kam turpëruar unë? Mos kam vjedhur, mos të kam turpëruar, mos më gjeti me ndonjë në krevat? A më gjeti duke folur e shkruar në telefon? Të kishte qenë me fakte, po, por unë nuk kam bërë ndonjë paturpërsi që unë të dal në atë mënyrë që më kanë përzënë ata!

Bukurie: Mua sot më vjen turp që ti të marrësh një  fëmijë e të dalësh në drekë sepse unë e di që të kam martuar me faqe të bardhë! Sot është e ditur që ka 4 muaj që të mbaj në shtëpi me gjithë djalin e vogël! Ti mami, mos të dilje nga shtëpia!

Edona: Si mos të dilja? Ata porositën taksinë, një njeri që unë as e njoh fare!

Siç tregon Edona, çifti janë njohur në vitin 2021, i kanë dhënë pëlqimin njëri-tjetrit dhe fjalën se do të tregonin respekt ndaj prindërve respektivë. Por ajo thotë se burri u tregonte prindërve të tij edhe për gjërat intime të  çiftit.

Bukurie: Unë kam një gabim që të kam thënë mbyll gojën, kalo mirë me vjehrrën dhe vjehrrin e respekto familjen!

Edona: Mami, ti më ke thënë të mbyll gojën e të respektoj burrin dhe unë atë vepër kam bërë që unë kam respektuar fjalën tënde, burrin e familjen, por ja ku më solli burri pra! Unë s’kam bërë ndonjë paturpësi! Nuk kam bërë një paturpësi që të dal e të ma bëjnë me gisht! Nuk del kush! Nuk del kush të ma bëjë me gisht! Ai të dalë e t’u thotë prindërve të vet që unë t’i tregoj gjërat intime, më intime, që s’ka bërë vaki të dalë një djalë e të thotë që unë a të bëj apo jo,  kjo është gjëja më e paturpshme!

Eni Çobani: Kush e ka bërë këtë?

Edona: Burri!

Eni Çobani: Çfarë, ua thoshte prindërve? I merrte  leje?

Edona: Po.

“Vjehrri më ndaloi të vishja fustane!”/ Debati absurd, sherr e shamatë se i lau xhupin burrit

Martesa e Edonës dhe marrëdhënia me prindërit e bashkëshortit kanë qenë mjaft të vështira. Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv kKlan ku është thirrur prej nënës, Bukuries, ajo tregoi se bashkëshorti ndante me prindërit edhe gjërat më intime të çiftit.

Debatet me ta ishin edhe për gjëra absurde. Edona thotë se vjehrri kritikonte veshjet e saj, madje e  ndalonte të vishte fustane. Gjatë periudhës që çifti ndodhej në Greqi për të punuar,  Bukuria mori një telefonatë nga krushka që i ankohej se Edona kishte larë xhupin e djalit të saj.

Edona: Që vitin e parë që kam shkuar, 3 muaj kam punuar në Greqi, nisi të thoshte më ka larë xhupin, ka  dalë me kanatiere, nisi vjehrri të thoshte që ka dalë me kanatiere atje në Greqi që unë ndërkohë sa isha çupë nuk kam dalë me kanatiere, jo të dal e martuar.

Eni Çobani: Po pse, ç’ka të dalësh me kanatiere? Të tërë dalin me kanatiere!

Edona: Ja pra vjehrri thoshte “ke dalë ti me kanatiere”!

Bukurie: I kam blerë fustane, ata nuk i kanë blerë një orë asaj vajze! I kam blerë dy fustane, i ka thënë që “a nuk pate më të shkurtër?” Atë fustan nuk e kanë lënë që ta veshë! Fustani ishte deri në gju!

Edona: Është e vërtetë se unë shkova një muaj te ime më dhe mamaja ime më bleu një fustan. Më bleu një fustan dhe tha “ti je nuse e re, të takon të vishesh e rregullohesh”. Unë u vesha tamam si nuse, u rregullova dhe më shpuri mamaja në fshat. Ia bëri vjehrri, “po, nuk kishe më të shkurtër ta vishje? S’ke për ta veshur më! S’ke për të veshur më gjëra të tilla!”

Eni Çobani: Vjehrri? Jo burri?

Edona: Vjehrri, ma ka thënë me gojën e tij!

Bukurie: Unë nuk të kam asnjë borxh, fare sepse ti duhet t’i kishe thënë që në fillim se vjehrra jote më ka marrë në telefon qëkur ishe në Greqi e më ka thënë “çupa jote i ka larë xhupin djalit”. Ç’kusur kam unë?  Mirë larë e keq palarë! Tani del mirë palarë e keq larë!

Eni Çobani: Po pse nuk duhet ta lante xhupin ajo?

Edona: Kur kam vajtur të punoj 3 muaj në një fshat të Greqisë, unë atje nuk kisha asnjë kusht, i laja rrobat me dorë, punonim në toka…

Eni Çobani: Ti punoje edhe në fushë, laje edhe rroba me dorë?

Edona: Nuk pushoja!

Eni Çobani: Pastaj çfarë ndodhi, si e bëre xhupin?

Edona: Mori mamaja e tij, i tha mamasë sime “po i ka larë xhupin djalit!”

Eni Çobani: Po pse duhet ta merrte nënën tënde t’i thoshtee që ka larë xhupin, s’e kuptoj?! Ia prishe  xhupin ti?

Edona: Jo!

Eni Çobani: Po çfarë?!

Bukurie: Po do të bënin sherr e shamatë!

“Pse nuk zure dashnore?” Edona shokon me ‘këshillat’ e vjehrrës për djalin

Rrëfimi i Edonës në “Shihemi në Gjyq” për jetën martesore bëhet edhe më tronditës. Gjatë kohës që jetonte në shtëpinë bashkëshortore në Korçë, ajo tregoi në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se s’ishte i lumtur. Vjehrri i kritikonte dhe ndalonte veshjet, burri u tregonte prindërve gjërat intime dhe vjehrra ankohej për gjithçka.

Pas lindjes së djalit, në vitin e dytë të martesës kur çifti po jetonte e punonte disa muaj në Greqi, Edona dëgjonte edhe vjehrrën që këshillonte të birin që të kishte lidhje paralele.

Edona: E ëma i thoshte “pse nuk zure dashnore?”

Eni Çobani: Ua!

Edona: Po, po “pse nuk zure dashnore” i thoshte e ëma!

Eni Çobani: Po pse duhet të zinte se s’e kuptoj?

Edona: Po i tregonte gjërat intime që bënte me gruan në shtëpi! I thoshte e ëma “pse nuk zure dashnore?”

Ardit Gjebrea: Po e ëma ku jetonte?

Edona: Në Shqipëri jetonte e ëma!

Eni Çobani: Ke jetuar vetëm me bashkëshortin atje?

Edona: Në Greqi kam jetuar vetëm me bashkëshortin.

Edona thotë se veç kësaj, i shoqi tentoi të përdhunonte një grua që vinte në shtëpinë e tyre.

Edona: Ishte një zonjë atje në Greqi…

Eni Çobani: Greke?

Bukurie: Jo, shqiptare!

Edona: Ne hynim e dilnim dhe ai niste ta ngacmonte atë!

Ardit Gjebrea: Në syrin tënd?

Edona: Edhe në syrin tim e ka ngacmuar se i thoshte fjalë nga më të rëndat!

Ardit Gjebrea: Po çfarë i thoshte?

Edona: Fjalë që…hajde të jemi më shumë se shokë, të jemi më shumë se të jap unë lekë ty.

Ardit Gjebrea: T’i jepte lekë?

Edona: Po! Donte ta kapte e ta përdhunonte, ajo doli më e zgjuar, doli shumë e zgjuar, është grua shumë e mirë dhe i tha të shoqit “donte të më kapte Gjergji!”

Magjia e ndau nga burri? Edona e sjell në studio, Gjebrea ikën me të katra

Deri në këtë pikë të diskutimit mes nënë e bijë, Bukuries dhe Edonës në “Shihemi në Gjyq” kanë dalë kryesisht në pah problematikat e jetës bashkëshortore të vajzës. Bukuria është mjaft e shqetësuar dhe përmend vazhdimisht  detaje të ndryshme, por duke humbur në to, anashkalohet tema kryesore.

Në fakt, Bukuria akuzohet nga ish-krushqia se ka ndarë çiftin. Edona e shfajëson sepse thotë që ka  gjetur magji, madje e ka sjellë në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, duke bërë që Gjebrea të largohet me të katra.

Eni Çobani: Bukurie çfarë të ka ngarkuar ty se unë e shoh që je shumë e ngarkuar ti? Ty të kanë thënë që e ndave ti çiftin?

Bukurie: Po.

Eni Çobani: Ky është problemi, kështu thuaj që vajzën e ke ndarë ti.

Ardit Gjebrea: Po pse e ndau?

Eni Çobani: Kanë ardhur në Bilisht pas 3 vjetëve bashkëjetesë në Greqi, erdhën në Bilisht. Kanë ardhur në nëntor të vitit të kaluar. Në dhjetor ka ardhur te ti. Pse e ke pranuar në dhjetor? Kësaj i thotë iku nga shtëpia vetë, më ka marrë edhe djalin dhe ka shkuar te Bukuria.

Edona: Unë s’kam ikur vetë sepse ja ku është magjia që unë i gjeta…

Eni Çobani: Çfarë është?

Edona: Magji është, magji! E kam gjetur te trikoja!

Eni Çobani: Pa sille këtu atë!

Ardit Gjebrea: Jo, jo,  jo! Unë do të bëj publicitet! Çfarë magjie aty, je në vete?

“Ma ka bërë vjehrra!” Zbulohet ç’përmban magjia që ndau çiftin

Në fund të pjesës së parë të “Shihemi në Gjyq”, Bukuria tha se është akuzuar se ka ndarë vajzën, Edonën nga bashkëshorti, Gjergji. Por Edona tha se në shtëpi ka gjetur një magji, të cilën e ka sjellë në studio.

Sipas asaj që dëgjohet të thotë fillimisht Bukuria në fillim të pjesës tjetër së rubrikës nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ish-dhëndri e dinte që nëna e tij shkonte te një fallxhore. Nënë e bijë pohojnë të njëjtën gjë dhe sipas Edonës, e cila tregon edhe se ku e gjeti magjinë. Eni Çobani zbulon çfarë arriti të dallojë pa e hapur.

Bukurie: Ka thënë që mami shkon te një fallxhore, e ka thënë në Greqi, e ka thënë Gjergji vetë.

Ardit Gjebrea: Më fal, e hape?

Eni Çobani: Jo, nuk e hapa. Pashë që ka një lek brenda, gazetë me lekë dhe e shkruar sipër.

Ardit Gjebrea: Kush ta ka bërë atë magjinë?

Edona: Ish-vjehrra ma ka bërë.

Ardit Gjebrea: Ku e gjete ti?

Edona: Në triko. Shkova unë se më kërkoi një triko ish-burri kur erdhëm vjet në nëntor dhe unë vajta te dhoma ime e mora një triko. Sa e kam marrë, më ka rënë te këmbët e mia.

Eni Çobani: E kishte futur në rroba domethënë për të larguar Gjergjin nga…

Ardit Gjebrea: Ah, për të larguar Gjergjin nga ty ishte kjo?

Edona: Po, po sepse ka shkuar nëna, më ka thënë Gjergji vetë.

“Të Panjohurit” – EDISON BEQOLLARI

I ftuari VIP: Niki Selmanaj

Per te qene konkurrent, ose nje nga identitetet e fshehta kontaktoni ne whatsapp ne: +355 68 60 65 656