Një ditë pas dhunës në protestën e parë të opozitës në kudër të mosbindjes civile ka reaguar ashpër, një nga partitë kryesore të PPE, CDU-ja gjermane.

Zëdhënësi për çështjet evropiane të grupit parlamentar të kësaj partie Gunther Krichbaum, në një deklaratë për shtyp thekson se çdo akt dhune është krejtësisht i papranueshëm dhe tërësisht i padenjë për një vend që synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

“Demonstratat paqësore kundër veprimeve të një qeverie janë normalitet në një demokraci. Megjithatë, aktet e dhunshme janë plotësisht të papranueshme dhe tërësisht të padenja për një kandidat për anëtarësim në BE. Nëse Berisha ende ka një fije besueshmërie, ai duhet të distancohet menjëherë nga ky lloj proteste dhe të përjashtojë dhunuesit nga partia. Fatkeqësisht, ekziston dyshimi se Berisha po i nxit këto protesta.”

Në deklaratën e tij, Krichbaum thekson se siç një demokraci ka nevojë për një qeveri të fortë, ajo ka nevojë edhe për një opozitë të fortë.

Klan News