Raportim Live
20:16, 7 Tetor 2024

20:01, 7 Tetor 2024

Fotolajm: Flakët e opozitës lëndojnë punonjësin e Policisë

Opozita vijon protestën e saj ku nuk kanë munguar hedhjet e molotovit në institucione të ndryshme.

Si pasojë një punonjës Policie pranë Bashkisë Tiranë ka mbetur i lënduar nga flakët. Siç duket edhe nga pamjet punonjësi i Policisë është përfshirë nga flakët e një molotovi të hedhur nga protestuesit. Gjithashtu gazetari i Klan News, Besart Bajraktaraj bën të ditur se gjithashtu edhe një qytetar ka marrë plagë si pasojë e zjarrit.

Ndërkohë protestuesit u mblodhën fillimisht në oborrin e selisë blu dhe më pas u zhvendosën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë. Më pas kanë ndjekur një itinerar në disa institucione si Bashkia Tiranë, selia e PS, ministria e Brendshme, si dhe ajo e Infrastrukturës dhe Energjitikës ku kanë hedhur molotov.

20:00, 7 Tetor 2024

Një protestues dhe një efektiv policie morën lëndime të lehta nga molotovi i hedhur para Bashkisë Tiranë

19:54, 7 Tetor 2024

Molotov në Bashkinë e Tiranës, policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve

Uniformat blu kanë hedhur ujë dhe gaz lotsjellës pas tensioneve të krijuara në Bashkinë e Tiranës për të shpërndarë protestuesit.

19:54, 7 Tetor 2024

Policët e pësojnë keq! I helmon gazi lotsjellës që hodhën drejt protestuesve

Gazi lotsjellës i hedhur në drejtim të protestuesve me qëllim shpërndarjen e tyre i ka helmuar dhe vetë punonjësit e policisë.

Këta të fundit nuk janë ndjerë mirë dhe janë zëvendësuar nga punonjës të tjerë policie pas tensioneve të krijuara para Bashkisë së Tiranës.

Protesta e “mosbindjes civile” të opozitës që ka nisur që prej orës 18:40 është shoqëruar me hedhje molotovësh në drejtim të disa prej institucioneve në kryeqytet.

Protestuesit e kanë nisur me Kryeministrisë, më pas me selinë e PS-së, Ministrinë e Brendshme për të vijuar me Bashkinë e Tiranës.

19:49, 7 Tetor 2024

Protestuesit hedhin molotov para Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës

19:45, 7 Tetor 2024

Tensione tek Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës, protestuesit hedhin molotov

Pas selisë së PS-së dhe Kryeministrisë, protetsuesit kanë hedhur molotov drejt godinës së Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës.

Gjithashtu disa të rinj i janë afruar derës së Ministrisë së Brendshme ku kanë tentuar që të hyjnë brenda, por pa sukses.

19:37, 7 Tetor 2024

Policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës

Pas hedhjes së molotovëve në drejtim të godinës së PS-së, uniformat blu kanë shpërndarë protestuesit duke përdorur gaz lotsjellës.

19:35, 7 Tetor 2024

Foto: Flakë në selinë e PS

19:33, 7 Tetor 2024

Molotov drejt selisë së Partisë Socialiste

Protestuesit janë zhvendosur nga Kryeministria për në selinë e Partisë Socialiste, ku menjëherë kanë hedhur molotov në drejtim të ndërtesës. Si pasojë e flakëve, zjarri ka përfshirë banderolën me figurën e Kryeministrit Rama në fasadën e selisë.

17:48, 7 Tetor 2024

LIVE – Protesta e opozitës, molotov drejt institucioneve

Opozita ka nisur protestën e saj kombëtare të thirrur pas arrestimit dhe burgosjes së ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në oborrin e selisë blu dhe më pas u zhvendosën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë.

Për mbarëvajtjen e saj dhe garantimin e sigurisë, policia pritet që të aktivizojë në terren rreth 1 mijë e 200 forca.

Kjo masë vjen pasi organizatorët kanë paralajmëruar se gjatë protestës do të synohet të bllokohen disa akse rrugore.

Opozita ka kërkuar leje në polici për 4 orë tubim përpara Kryeministrisë. Se cilët janë skenarët e kësaj proteste, pritet të mësohen në vijim.

/tvklan.al