Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në vijim të punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e veprave penale në fushën e krimeve kibernetike, ka administruar kallëzim nga një shtetase, banuese në qytetin e Tiranës, se në mënyrë të vazhdueshme është përndjekur në rrjete të ndryshme sociale, së bashku me motrën e saj të mitur, nga adresa të dyshuara të falsifikuara, nga një shtetas i paidentifikuar.

Si rezultat i presionit të ushtruar nga këto profile të falsifikuara e mitura 13 vjeçe është larguar nga banesa. Gjendur në këto kushte të ngushtme, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshmëm të situatës, pas një pune të mirëfilltë hetimore është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.
 
Në vijim të veprimeve hetimore u arrestua shtetasi Harulla Kamani, 21 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale”Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, parashikuar nganenet 121/a dhe 186/a të Kodit Penal.
Gjithashtu, është bërë e mundur gjetja e vajzës së mitur, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore dhe aktualisht ndodhet pranë familjes së saj.

Në një deklaratë për mediat, drejtori i DVP Tiranë, Tonin Vocaj, ka evidentuar dhe raste të tjera të krimit kibernetik:

Vlen për t’u përmendur se nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë gjatë një periudhe të shkurtër kohore, duke shfrytëzuar të dhënat e inteligjencës policore, aplikimin e metodave speciale të hetimit, administrimin dhe vlerësimin e fakteve dhe të provave, bashkëpunimin me struktura të tjera policore, si dhe agjencitë e huaja ligjzbatuese, janë organizuar dhe finalizuar disa operacione, janë evidentuar dhe goditur disa raste të tjera të veprave penale në fushën e krimeve kibernetike, ndër të cilat vlen të përmendet:



  1. Dokumentimi i plotë ligjor i 62 rasteve të përndjekjeve online, kryer nga shtetasi Fabjan Dodaj, i cili vuan dënimin në burgun “Lyon Cobras” në shtetin francez. Ky shtetas, nëpërmjet profileve virtuale të falsifikuara në rrjetet socialetë krijuara nga ana e tij, me fotografi dhe gjeneralitetet e personave të dëmtuar, në mënyrë të vazhdueshme shantazhonte këta persona, më qëllim përfitimin e fotografive dhe videove intime, në këmbim të fshirjes së këtyre profileve.  Falë hetimeve të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pas identifikimit të interceptimeve kompjuterike që rezultonte se pulsonin nga ky burg, në bashkëpunim me INTERPOL TIRANA dhe autoritetet ligjzbatuese franceze është ushtruar kontroll në qelinë ku ndodhet shtetasi Fabjan Dodaj, dhe janë siguruar prova të mjaftueshme hetimore që implikojnë këtë shtetas në këtë veprimtari kriminale;
  2. Finalizimi i operacionit policor të koduar “Intimiduesi”, gjatë të cilit është parandaluar në kohë rekord një ngjarje e mundshme kriminale që mund të sillte pasoja të rënda ndaj një shtetaseje të mitur të moshës 15 vjeç. Gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni janë zbuluar dhe dokumentuar ligjërisht dhe 2 ngjarje të vjetra dhe është arrestuar shtetasi Bernard Çullhai, 27 vjeç, i cili shantazhonte në rrjete sociale shtetase të mitura, duke i kërkuar foto dhe video intime dhe për të kryermarrëdhënie seksuale me to.
  3. Finalizimi i operacionit policor të koduar “Cybersnare” ndjekur me metoda speciale të hetimit, gjatë të cilit janë arrestuar dy vëllezër, shtetasit Halim Malja 20 vjeç, dhe Jurgen Malja 18 vjeç, të cilët në bashkëpunimmë njëri-tjetrin, pas komunikimeve që bënin në rrjete sociale me persona të ndryshëm kryesisht të gjinisë femërore, siguronin foto dhe video intime duke krijuar më pas profile në aplikacione virtuale me gjeneralitete dhe foto të këtyre personave dhe për mospublikimin online të këtyre materialeve, kërkonin nga personat e dëmtuar shuma të ndryshme parash që varionin nga 1500 deri në 3000 euro.
  4. Finalizimi i operacionit policor të koduar “Goldish Axe”, gjatë të cilit u dokumentua ligjërisht veprimtaria kriminale e 3 shtetasve rumunë, të cilët me anë të prodhimit të kartave të kreditit të klonuara, kartave të kreditit të vjedhura dhe duke dëmtuar bankomatë të ndryshëm, për të ndërhyrë më pas në sistemet e tyre kompjuterike, kanë vjedhur shuma të ndryshme monetare, në institucione të ndryshme financiare që operojnë në qytetin e Tiranës. Gjatë hetimeve të këtij operacioni policor, janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore  4 vjedhje të kësaj natyre dhe 2 të tjera të mbetura në tentativë. Vijon puna në bashkëpunim më Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Zyrën e INTERPOL TIRANA, për kapjen e këtyre shtetasve.
  5. Finalizimi i operacionit policor të koduar “R 13” gjatë të cilit është arrestuar shtetasi Endri Xhaferri, 22 vjeç, i njohur në rrjetet sociale me nofkën “Amsterdam”, i cili nëpërmjet profileve virtuale të falsifikuara në rrjetet sociale të krijuara nga ana e tij, me fotografi, gjeneralitetet dhe përshkrime denigruese të personave të dëmtuar, në këmbim të fshirjes së këtyre profileve kërkonte nga personat e dëmtuar shumën prej 1000 euro.
  6. Finalizimi i operacionit policor të koduar “Virtual shade”, gjatë të cilit është ndaluar shtetasi Lorent Granica, 25 vjeç, me shtetësi franceze, i cili gjatë qëndrimit në qytetin e Tiranës, nëpërmjet kartave virtuale bankare, ka kryer pagesa të ndryshme në institucione financiare që operojnë në vendin tonë të cilat kanë rezultuar se janë karta virtuale të vjedhura në shtete të ndryshme të Europës.
  7. Finalizimi i operacionit policor të koduar “Threat 2”,gjatë të cilit është arrestuar shtetasi Genti Gega, 45 vjeç, i cili përndiqte online për një kohë të gjatë, një shtetase 23-vjeçare, duke i sjellë shqetësime asaj dhe familjarëve të saj.
     
  8. Gjithashtu, ky sektor nën drejtimin e Strukturës se Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kamarrë pjesë në finalizimin e operacionit ndërkombëtar të koduar “PANDORA”, i cili ishte shtrirë në disa shtete përfshirë dhe Shqipërinë, gjatë të cilit është dokumentuar veprimtaria kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisje elektronike dhe shuma monetare të cilat shërbenin për kryerjen e këtij aktiviteti kriminal.

Duke marrë në konsideratë natyrën dhe ndikimin e këtyre veprave penale në përditshmërinë e qytetarëve, dhe pasojat që mund të sjellin këto raste, ftoj të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale, të administrojnë në privatësi maksimale kredincialet e rrjeteve të tyre sociale, të mosshpërndajnë kurrsesi të dhëna personale në burime interneti të pasigurta, si dhe në çdo moment që do të konstatojnë apo mendojnë se janë prekur nga një krim kibernetik, të ruajnë me fotografi të dhënat e dyshuara dhe të paraqiten pranë zyrave tona në DVP Tiranë, për të depozituar kallëzimin përkatës.


/tvklan.al