Kushtet e motit në fundjavë do të jenë të qëndrueshme. Sipas meteorologëve e shtuna dhe e diela do jenë më diell.

Hakil Osmani, Meteoalb: Do të kemi mot të qëndrueshëm në orët e para mëngjesit të ditës së shtunë duke bërë që të ketë intervale të gjata me kthjellime, kalime të pakëta të vranësirave gjatë paradites, pasditja i bën vranësirat disi më të shpeshta duke krijuar mundësira për reshje të izoluara dhe të pakëta shiu në zonat lindore, ndërsa ultësira perëndimore mbetet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të saj. Dita e diel sjell mbizotërim të kthjellimeve. Dielli do të jetë prezent në pjesën e parë të ditës dhe më të dukshme do të jenë në vijën bregdetare, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë kalime të pakëta të vranësirave.

Sipas meteorologëve temperaturat do të jenë të larta duke u dhënë mundësi qytetarëve të shijojnë edhe bregdetin.

Hakil Osmani, Meteoalb: Kemi maksimumet në qytetet e ultësirës perëndimore do të jenë në vlerën 28 apo 29 gradë Celsius në orët e mesditës. Kemi një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit duke bërë që në qytetet e zonave malore vlerat minimale të regjistrojnë në 10 apo 11 gradë Celsius kurse në Ultësirën Perëndimore do t’i kemi nga 17-21 gradë Celsius në jugperëndim të territorit shqiptarë.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve edhe fillimi i javës që vjen do jetë me temperatura të larta dhe mot të qëndrueshëm.

Klan News