Qeveria izraelite rezulton të ketë qenë e paralajmëruar për sulmin e madh të Hamasit të 7 tetorit 2023, me ditë përpara se të ndodhte akti i përgjakshëm ku u vranë 1200 izraelitë.
Sipas prestigjozes Wall Street Journal, shefi i inteligjencës egjiptiane, Abbas Kamel, i telefonoi drejtpërdrejt kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu vetëm pak ditë përpara sulmit, për ta paralajmëruar për një goditje të afërt nga Gaza.
E përditshmja njujorkeze, citon një raport ku thuhet se nga kjo telefonatë pasoi dy paralajmërime të mëparshme në qershor dhe shtator që nuk u morën parasysh nga autoritetet izraelite.
Kajro vazhdoi të dërgonte sinjale alarmuese deri në 48 orë përpara fillimit të ofensivës.
Paralajmërimi nga Egjipti nuk ishte i vetmi. Në fillim të këtij muaji mediat izraelite zbuluan se edhe udhëheqësi i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, e kishte paralajmëruar personalisht Netanyahun që në shtator 2023 për përgatitjet e Hamasit.
Megjithëse paralajmërimet nuk përmbanin detaje të sakta mbi kohën apo përmasat e sulmit, zyrtarët e sigurisë në Izrael siguruan se situata ishte nën kontroll.
Kryeministri Netanyahu kishte mohuar publikisht të kishte pasur kontakte me shefin e inteligjencës egjiptiane në muajt para ngjarjes.
/tvklan.al












Botërori 2026 