Pas shumë kohësh i ka ardhur radha një prej akseve më problematikë të kryeqytetit. Në segmentin e rrugës së Durrësit nga “Zogu i Zi” deri te rruga e “Lord Bajronit” në Laprakë kanë nisur punimet nga Bashkia e Tiranës për zgjerim dhe rehabilitim. Ky aks rrugor është arteria kryesore që lidh kryeqytetin me veriun, aeroprotin e vetëm të vendit dhe Portin e Durrësit. Dëmtimet e mëdha që ka pësuar kjo rrugë bëjnë që trafiku në këtë zonë të jetë tepër i rënduar në çdo orë të ditës. Fillimin e punimeve e ka inauguruar kryebashkiaku Rama.

Edi Rama: “Jo vetëm do të ndryshojmë tërësisht fytyrën e akseve kryesore siç janë hyrja e Tiranës, e cila nga një hyrje për në Kandahar, do të bëhet një hyrje për nji kryeqytet europian, por, edhe, sepse do të kemi mundësi që të futemi thellë në blloqet e banimit dhe të ndryshojmë cilësinë e jetës në këto blloqe.”

Vlera e këtij investimi, që do të kryhet me fondet e Bashkisë së Tiranës, përllogaritet të shkojë në rreth 295 milionë lek. /tvklan.al