Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan NostalgjiKlan NostalgjiKlan MusicKlan MusicKlan RadioKlan RadioKlani ImKlani Im

Cilësimet

Modaliteti i dritës

Madhësia e shkronjave

16px

Aksesueshmëria

Redukto lëvizjet

Pakëson animacionet dhe efektet pulsuese.

Font i lexueshëm

Përdor shkronja më të thjeshta për lexim.

Hapësira mes rreshtave

Thekso lidhjet

I bën linket më të dukshme në artikuj.

Bashkia E Tiranës

Tirana pa zbukurime për festat

Teksa kryeqytetet e Europës kanë nisur prej ditësh të veshin petkun e festiv të fundvitit me dritat shumëngjyrës, Tirana paraqitet ende me një pamje të zymtë. Sheshet kryesore dhe akset më të rëndësishme të kryeqytetit nuk të japin asnjë ndjesi të afrimit të festave të fundvitit. E njëjta tablo shfaqet edhe në akset e tjera...

Nëntor 23, 2026

Foshnjet lihen pa “shportën e bebes”, në kolaps tenderi për panolinet

Prindërit e bebeve të porsalindura në Tiranë kanë mbetur prej muajsh në pritje të “Shportës së bebes”, dhuratës simbolike me produkte për të porsalindurit, që u jepet nënave në maternitet. Sipas denoncimit të një prindi pranë emisionit “Stop”, familjeve u është thënë, se shportat nuk gjendeshin në stok dhe se do t’i merrnin në një...

Tetor 15, 2026

“Do të fus kamionin nesër”, qytetarit i plas buza me bashkinë për leje riparimi për shtëpinë

Para pak kohësh transmetuam denoncimin e qytetarit Ilir Koçi ndaj Bashkisë së Tiranës për një zvarritje disa mujore të lejes së ndërtimit për banesën e tij 32-vjeçare. Iliri tha se kishte nevojë të vinte dorë në këtë banesë, pasi ajo ishte amortizuar dhe ishte bërë e pabanueshme për shkak të lagështirës dhe rrjedhjeve të ujit....

Shtator 9, 2026

Hetimet ndaj Veliajt, SPAK kontrolle në bashkinë e Tiranës

Prokuroria e Posaçme ushtroi kontrolle në Bashkinë e Tiranës këtë të martë, 28 korrik, në kuadër të hetimeve ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë sekuestruar disa dokumente, sipas burimeve pranë hetimit. Dokumentet lidhen me udhëtime dhe dieta të kryebashkiakut gjatë ushtrimit të detyrës dhe pritet të analizohen në funksion të...

Korrik 28, 2026

Mbeturinat mbulojnë edhe “Qytetin Studenti”

Edhe studentët jetojnë çdo ditë me këtë grumbull mbetjesh. Mbeturinat kanë mbuluar “Qytetin Studenti” dhe prej ditësh nuk është marrë asnjë masë për t’i hequr. Mbetjet qëndrojnë pranë shkollës 9-vjeçare “Bashkim Fino”. Qytetarët kërkojnë të merren masa nga bashkia për pastrimin e tyre, pasi jetesa në këtë gjendje është bërë e rëndë. “Kanë 20 ditë...

Korrik 1, 2026

Pirgu i plehrave “mbretëron” në Qendrën Shëndetësore Nr.10

“Qendra shëndetësore nr. 10 në Tiranë vijon të jetë e rrethuar nga mbeturinat. Në një hapësirë ku duhet të mbizotërojë pastërtia, mbetjet jashtë kazaneve qëndrojnë prej muajsh. Këtë gjendje skandaloze e denoncuam një ditë më parë, por Bashkia e Tiranës dhe kompania “Eco Tirana” vijojnë të mos e shohin realitetin siç është”, raporton gazetarja Gerta...

Qershor 30, 2026

Plehrat rrethojnë Qendrën Shëndetësore Nr. 10

Në zonën e Oxhakut, në njësinë 4 në Tiranë, mbeturinat kanë rrethuar edhe Qendrën Shëndetësore Numër 10. “Ambulanca është këtu dhe nuk i heqin. S’kalon dot. Këtu kalojnë edhe kalamajtë se është kopshti. Dy muaj, mos më shumë”, thotë një banor. “Shumë e rëndë situata. Ka goxha kohë që është rëndë situata. Duhet të merren...

Qershor 29, 2026

Rama: “Albanian Files”, nën inkuizicion nga protestat

“The Albanian Files”, botim ku përmblidhen të gjitha punët, projektet, idetë dhe shënimet e 60 arkitektëve dhe studiove ndërkombëtare që kanë punuar në Shqipëri këtë dekadën e fundit, ka trazuar jo pak këto javë jetën publike. Mes tyre, ajo që goditi dhe u shpërnda e u komentua më së shumti ishte letra publike e Reinier...

Qershor 28, 2026

Rama: Libri “The Albanian Files”, shënjestër e inkuizicionit

“The Albanian Files; Freedom and Architecture”, libri që përmbledh shënimet dhe projektet e 60 arkitektëve që kanë punuar ndër vite në Shqipëri, është kthyer në qendër të debatit publik gjatë ditëve të fundit. Kryeministri, i cili në podcastin e së dielës u shfaq me librin në duar, i cilësoi akuzat si pjesë e një inkuizicioni...

Qershor 28, 2026

Tirana, një kazan i madh mbeturinash 

Banorët e Don Boskos, një nga zonat më të populluara në Tiranë, jetojnë në këtë gjendje. Mbetjet urbane lihen me ditë pa u mbledhur dhe përhapen në rrugë e trotuare. “Plehrat janë nga të gjitha krahët, nuk i heq njeri. Shumë shqetësuese”, thotë një banor. “Na shqetësojnë shumë, mbajnë erë të keqe”, shprehet një tjetër....

Qershor 25, 2026