Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Edi Rama: “Është një valë qarkullimesh, e cila natyrisht nuk do të ketë asnjë shans të mbajë mbi këmbë asnjë centimetër kub ndërtim të paligjshëm, aty ku bashkia e Tiranës do të ndërtojë infrastrukturën, por njëkohësisht është një valë e cila mishëron padituri, mishëron mungesë të sensit të ligjit, mungesë të sensit të shtetit, mungesë të sensit të qytetit, mungesë të sensit të komunitetit dhe mbi të gjitha mishëron një moskokëçarje të frikshme për të ardhmen e të gjithë fëmijëve tanë. Ne disponojmë të gjitha argumentet të mbështetura mbi përvojat botërore, jo të mbështetura mbi nevojat elektorale, as të mbështetura mbi llafet e rrugëve, as të mbështetura mbi humoret politike të momentit. Në asnjë përvojë botërore nuk ekziston ideja e legalizimit të gjithçkaje të ngritur pa leje. Të gjitha ato ndërtime që janë pa leje janë kapitale të vdekura.”/tvklan.al