Raportim Live

Urimi i kryeministrit Edi Rama për vitin 2026

“Sinqerisht ju uroj gëzuar! Do të jetë Vit i Ri historik se do jetë pa tenxheren e rrugëve dhe do jeni pranë tenxhereve të nënave dhe familjeve tuaja. Të keni shëndet se ka shumë rëndësi, vitin e ardhshëm ne punën tonë, ju punën tuaj, shiu punën e vet!”

download app

“I kyçur në qeli pa prova”, Rama i kthehet çështjes së Veliajt. Ç’do ndodhë me Tiranën?!

I pyetur nga gazetarët në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek rasti i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej gati një viti ndodhet në paraburgim.

Kreu qeverisë tha se ky është një rast tipik, i burgosjes pa prova. Ndërkohë që shtoi se as ai vete nuk e ka të qartë se për çfarë kryebashkiaku i Tiranës po mbahet në paraburgim.

Sa i takon se çfarë do të ndodhë me Bashkinë e Tiranës, duket se as vetë kreu i qeverisë nuk ka një përgjigje konkrete, vetëm se shtoi që prova e tij për të sjellë një kryetar, dështoi.

“Rast tipik! I kyçur në qeli, pa gjyq dhe ndërkohë vazhdon kërkimi i provave. Unë akoma nuk e kam marrë vesh, konkretisht dhe personalisht se çfarë ka bërë, që të jemi të qartë.  Korrupsion në kuptimin e korrupsionit nuk e kam parë. Unë di një gjë që çdo qytetar i kësaj republike, që nuk është pjesë e organizatave kriminale s’ka pse të jetë në paraburgim. Këta për rrezikshmërinë që kanë, normalisht që ka shumë më tepër arsye, për të menduar që paraburgimi është gjëja e duhur, përjashto rastet e veprave të rënda, korrupsionin në flagrancë, që përsëri është pa diskutim fare e natyrshme që përfundojë në paraburgim, të gjitha rastet e tjera të paraburgimit duhet të jenë shumë të argumentuara.(Lexo më shumë)

“Karçanaj ka respektin tim të padiskutueshëm”

“Jeton në një shtëpi me qira, dikur e prindërve, apartament i kohës së komunizmit. Punon pa orar dhe ka udhëhequr gjithë transformimin digjital, e respektuar edhe ndërkombëtarisht. Ka respektin tim të padiskutueshëm”, tha kryeministri për Mirlinda Karçanajn, e cila aktualisht ndodhet në “arrest shtëpie” dhe e ka deleguar postin e drejtueses së AKSHI-t, derisa të përfundojnë hetimet e SPAK…(Lexo më shumë)

Rama flet për zgjedhjen me zhurmë të Avokatit të Popullit

“Ka nisur një bojkot Partia Demokratike?! Demokratikja, ndjesë pastë, që është zyrtarisht opozita hyn në procesin për të zgjedhur Avokatin e Popullit, vjen lista me propozim. Mes gjithë qorrave shohim një me një sy, një sy e ka, ka mbaruar shkollën jashtë, ka mbaruar studimet, mbase i vjen syri tjetër po të shkëputet nga ata.

Mos takoni Taulant Ballën (gazetarëve) se po u panë do u thonë nuk jeni për tenxheren tonë. Edhe thonë do tërheqim firmat, po ç’a është kjo? Gallatë?! Tani ma thoni ku hyjmë ne në këtë bojkot, vijnë vetë, hidhen vetë, shtrihen vetë. Puna e tyre, ne kemi detyrën të udhëheqim?!”, deklaroi kryeministri Edi Rama sa i takon zgjedhjes me zhurmë të Avokatit të Ri të Popullit, proces që është kundërshtuar vazhdimisht nga opozita.

“Hekurudha Durrës-Prishtinë është xhevahiri i kurorës”

Kryeministri Edi Rama u pyet edhe për raportin e tij me homologun e Kosovës, Albin Kurti.

“Mirë do të ishte ta kishim një mbledhje mes qeverive, këtë vit nuk e zhvilluam dot mbledhjen e parlamenteve për shkak të zgjedhjeve. Albini u rikonfirmua, e kam uruar dhe patjetër do vazhdojmë punën. Sidomos hekurudha Durrës-Prishtinë është xhevahiri i kurorës, jemi angazhuar që të dy, dhe do e çojmë para sa të garantojmë financimin”, tha ai.

Pse s’ kërkoni dhe ju?! Rama ironizon gjyqtarët dhe ngacmon gazetarët…

Edi Rama komentoi sfidat kryesore të sistemit gjyqësor dhe administrativ në vend. Ai theksoi shqetësimin e Këshillit të Europës për mungesën e regjistrimit të provave audio dhe video në gjykata, duke vënë në dukje edhe kërkesat e gjyqtarëve për rritje pagash. Duke ironizuar kërkesën e gjyqtarëve dhe prokurorëve për rritjen e pagave, përmes gjykatave, ironizoi gazetarët pse nuk veprojnë njësoj.

Rama u shpreh se rritja e pagave nuk mund të bëhet në mënyrë arbitrare, duke theksuar se kjo duhet të shoqërohet me zhvillim ekonomik dhe analizë të thellë. Sipas tij, siguria juridike rrezikohet kur “kura” bëhen më të rënda se “sëmundja” vetë, dhe nënvizoi rëndësinë e një sistemi drejtësie që vetëqeveriset dhe ruan ekuilibrin mes pushteteve…Lexo më shumë

Rama: Me 83 mandate as dreqi nuk bën dot destabilitet!

Në konferencën e fundvitit me gazetarët kryeministri Edi Rama tha me bindje të plotë, se nuk i ndruhet aspak destabilitetit të vendit.

“Nuk mundet që kura të bëhet më e rëndë se sa sëmundja. Siguria juridike rrezikohet, kur një vend ka më shumë të padënuar se sa të dënuar nëpër burgje. Pra, kjo është kura që bëhet më e rëndë se sëmundja. Janë dy momente kur kërcënohet shteti, nuk po flasim për stabilizim sepse me 83 mandate nuk bën destabilizim as dreqi këtu, flasim për dy aspekte ekonomia dhe administrata.

Që të rriten pagat duhet të rritet ekonomia. Na duhet një analizë, dhe po e bëjmë shumë të thellë në të gjitha anët. Nuk mund të hedhim beben bashkë me ujin e pijshëm, shyqyr beben e kemi shëndoshë e mirë dhe do e ndihmojmë që të rritet, drejtësia. Sistemi që ne kemi ngritur është një sistem që vetëqeveriset”, tha Rama.

“Tuneli me bar të thatë”, Rama: Turqit (e poshtër) thonë është më i fortë se hekuri

Sarkazma është pjesë e retorikës së kryeministrit Edi Rama thuajse në çdo komunikim public. Nuk mungoi as në konferencën e fundit për këtë vit, që shënon dhe marrjen e mandatit të tretë të Partisë Socialiste.

“Hekur në tunelin e Llogarasë nuk ka, është përdorur bar i thatë, e keni parasysh?! Ngaqë u desh vjedhur shumë, u vu bar i thatë, madje, madje ka një krim që është bërë se është marrë shumë zhavorr dhe bar, zhavorr rrërë dhe u bë një strukturë dhe ata turqit se janë të poshtër shumë, pretendojnë se është më i fortë se hekuri. Sa të dalin këto, tuneli është aty, shëndosh e mirë dhe e përdorin të gjithw. Inshallah i gjeni, ne ndërkohë do vazhdojmë të bëjmë tunele, akset dhe do ecim shumë me projektet e hekurudhave. Kështu i kemi ndarë detyrat, ju aty tenxheret fort!”, deklaroi ai.

37 raste ‘problematike’ ka numëruar Rama në tre mandate

“Familja ime politike është shumë e madhe, po shumë! Prodhon 83 mandate!

37 raste kam numëruar unë në gjithë këto vite që kanë shkuar dhe kanë marrë akuzë dhe nga këto, ka raste për vepra të ndryshme dhe vetëm disa raste për korrupsion.

Nga këto raste 85% i përkasin periudhës së mandatit të parë dhe të dytë, pra tenxheret janë më shumë, temperature e zierjes së gjellës me burg, burg, burg dhe SPAK, SPAK, SPAK, është shumë më e lartë.

Loja e disave brenda SPAK-ut, që çuditërisht s’kam dëgjuar të hapet ndonjë hetim sepse është vepër penale të nxjerrësh të dhëna nga dosja hetimore. Realiteti flet për një Shqipëri që është në luftë me korrupsionin.“

“E dimë shumë mirë se kush janë financuesit e tenxhereve më aktive, se kanë humbur privilegje të mëdha dhe do sajojnë çdo gjë. Ju nuk shpifni?! Patjetër se ndryshe nuk u duheni atyre që iu punësojnë. Jep një gjysmë të vërtetë, rrasi një histori nga mbrapa dhe duket e besueshme”, iu drejtua Rama gazetarëve.