Serxho Ujka, është lojtari më i ri i Egnatias. Klubi rrogozhinas, ishte prej kohësh në bisedime për mesfushorin dhe transferimi është përfunduar në ditën e fundit të merkatos.

Në njoftimin e kampionëve të Shqipërisë, thuhet se Ujka ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Egnatian.

Përforcim i rëndësishëm për trajnerin Edlir Tetova, që shton alternativat në mesfushë dhe kompleton ekipin për sezonin e ri.

Egnatia synon të mbrojë titullin kampion, të cilin e fitoi në sezonin e fundit, për herë të parë në histori të klubit. /tvklan.al