Kalimi i paligjshëm pranë mbikalimit të Fllakës në autostradën Tiranë-Durrës mbetet ende pa zgjidhje. Ekspertët thonë se duhet ndërhyrje emergjente, madje edhe në bllokim për të shmangur aksidente të rënda. Në këtë gjendje që është ky kalim i paligjshëm, eksperti Gëzim Hoxha thotë se është mjaft i rrezikshëm.

Një vit më parë, Policia Rrugore e Durrësit e cilësoi këtë kalim si një njollë e rrezikshme. Me anë të një letre drejtuar ARRSH-së dhe Bashkisë së Durrësit, Policia kërkonte ndërhyrje të menjëhershme.

Dikur në këtë zonë u vendosën disa parmakë metalikë, duke e bllokuar hyrjen dhe daljen e automjeteve në këtë pikë, por ato u hoqën së bashku me këto blloqe betoni. Derisa situata të ndryshojë dhe autoritetet të marrin përgjegjësinë për garantimin e sigurisë, mijëra udhëtarë që përdorin autostradën Tiranë-Durrës, duhet të marrin parasysh se mund të përfundojnë edhe në këtë mënyrë.

Tv Klan