E teksa papunësia në rang kombëtar po ulet nga viti në vit, ajo tek të rinjtë mbetet sfida kryesore e ekonomisë. Sipas të dhënave nga INSTAT shkalla e papunësisë për të rinjtë (15-29 vjeç), ka arritur ne 17.7%.
Sipas ekspertëve faktorët kryesor që lidhen me këtë papunësi janë ato të mospërputhjes së tregut me atë çfarë ofrojnë të rinjtë.
“Lidhet me atë se sa tregu arrin të përthithë të rinjtë, me mënyrën sesi të rinjtë janë me aftësitë e duhura për tregun dhe pjesa që është ndjekur me arsimin qoftë ai i lartë, qoftë ai profesional nuk janë përshtatur këtij tregu”, tha eksperti për çështjet e ekonomisë Eduart Gjokutaj.
Këto faktorë kanë bërë që punësimi i të rinjve në tregun e punës të mos jetë i qëndrueshëm.
“Mospërputhja mes ofertës së tregut dhe kërkesat që kanë të rinjtë krijon këtë cikle të papunësisë, i cili edhe pse mund të ketë ulje të shifrave në periudha sezonale të ndryshme nuk e shikon veten të lidhur në mënyrë të qëndrueshme me tregun e punës”, tha Gjokutaj.
Kjo e vendos Shqipërinë përballë sfidave të mëdha ekonomike dhe sociale. Nga njëra anë kërkesa e lartë e bizneseve për punonjës, dhe nga ana tjetër mungesë e fuqisë punëtore nga të rinjtë në këtë treg. Diskriminimi në paga bën që shumë të rinj të largohen nga vendi për shkak të aftësive të tyre profesionale.
/tvklan.al












Botërori 2026 