Selami Hasani, 60-vjeçari që shihni në këtë foto u ekzekutua mëngjesin e kësaj të hëne në oborrin e banesës në Fier, ndërsa i vëllai i tij, Jakupi mbeti i plagosur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:40, në lagjen “1 Maji” kur në rrethana ende të paqarta autorët kanë mundur të hyjnë në banesën e viktimës dhe kanë hapur zjarr ndaj dy vëllezëve.
60-vjeçari humbi jetën menjëherë si pasojë e plagëve të marra ndërsa vëllai i tij u transportua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autorët janë larguar menjëherë pas ngjarjes në drejtim të Vlorës duke djegur në fshatin Ndërmenas edhe automjetin tip Volvo të përdorur në krim.
Për zbardhjen e ngjarjes hetuesit janë duke verifikuar të shkuarën e viktimës. 60-vjeçari Selami Hasani, i njohur edhe si ‘Sel Çami’ ose ‘Seli i Malit’, rezulton një emër me precedentë të mëparshëm kriminal.
Ai ka qenë i dënuar me 25 vite burg për një vrasje të kryer në vitin 2002, por kishte kohë që ishte liruar nga burgu.
Policitë e Fierit dhe Vlorës kanë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qyteteve duke kryer kontrolle në automjetet që qarkullojnë.
Hetuesit janë duke mbledhur pamjet e kamerave të sigursisë në zonë me qëllim identifikimin e autorëve.
/tvklan.al












Botërori 2026 