Atmosfera e festës ka nisur të ndihet më herët në Elbasan.
Qyteti është zbukuruar i gjithi me elementë që simbolizojnë ardhjen e pranverës.
Në qytet ka lëvizje të shumta, pasi gjatë gjithë kësaj jave po qëndrojnë vizitorë të shumtë. Simbolika e kësaj feste është padyshim ballokumja, por në Ditën e Verës shtrohet edhe Sofra e Elbasanit me gatime tradicionale të qytetit.
Festa shoqërohet me një sërë ritualesh të cilat janë ruajtur si më parë. Por, sipas historianëve, duhet të rikthehen edhe rite të tjera që kanë humbur gjatë viteve.
Interesi për këtë festë është i lartë dhe autoritetet presin që edhe këtë vit ndikimi në ekonomi të jetë i madh.
Në qytet janë zhvilluar aktivitete të shumta që prej datës 9 mars, me koncerte të ndryshme dhe ekspozita fotografike. Festimet do të kulmohen të shtunën, ndërsa nuk do të mungojnë organizimet as të dielën, me qëllim që vizitorët të qëndrojnë më gjatë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 