elton-johnElton John ka shpenzuar plot 13 mijë euro për një palë këpucë me porosi. Muajin e shkuar muzikanti i fashmëm 67 – vjeçar i ka bërë vetës një dhuratë ekskluzive për ditëlindje, duke zgjedhur një palë këpucë nga koleksioni i Donald & Lisa Signature.

Modeli tradicioninal që ndodhet në shitje nëpër dyqane të kësaj marke kushton rreth 1 mijë euro dhe është i dekoruar me gurë të çmuar të importuara nga Republika Çeke.

Arsyeja se përse John ka paguar kaq shumë para për një palë këpucë lidhet me faktin se porosia e tij ishte disi më e veçantë. Ai u kërkoi stilistëve që ti realizonin një palë këpucë ku të vendosnin inicialet e dy fëmijëve të yllit, Zachary dhe Elijah.

E në fakt këpucët në fjalë janë të dekoruara me kristale të kuqe dhe me inicialet “ZE”.

Ndërkohë, legjenda e muzikës britanike, shumë shpejt do të jetë subjekt i një filmi biografik. “Rocketman” do të tregojë jetën e Elton John që nga fëmijëria e deri në rrugën e tij drejtë suksesit.

tvklan.al