ElvanaaaaKëngëtarja e mirënjohur shqiptare Elvana Gjata shumë shpejt do të sjellë një klip të ri. Bëhet fjalë për këngën me titull “Disco Disco” një bashkëpunim me reperin Kaos.

Kjo këngë është paralajmëruar kohë më parë nga të dy artistët, por duket se tashmë gjithçka është gati dhe klipi do të vijë për pak ditë. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Elvana e cila ka postuar një promo në Facebook.

Ndërsa na mbetet për të pritur rezultatin e këtij bashkpunimi, mund të themi se klipet e mëparshme të këngëtares bukuroshe kanë qenë hite në tregun muzikor shqipfolës.

 

Redaksia.E.K