Në doganën e Kakavijës, në këto ditë të festës së Pashkës Ortodokse, kanë lëvizur në të dyja anët e kufirit me Greqinë rreth 40 mijë persona.
Sipas Policisë Kufitare, në periudhën 6 prill-10 prill në Kakavijë janë përpunuar 37,331 shtetas në hyrje-dalje.
Ditën e sotme nuk janë regjistruar radhë të gjata pritjeje në sportelet e kontrollit të dokumenteve. Në Kakavijë, dogana shqiptare punon me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, ndërsa pala greke numëron 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
