Një 44-vjeçar shqiptar synon të behet kryetar bashkie në Parma, të Italisë. Nëse do të arrinte këtë objektiv, Gentian Alimadhi do të ishte i pari kryetar bashkie emigrant shqiptar në Parma.

Alimadhi është kandidat në zgjedhjet paraprake brenda qendrës së majte, me synim për të dalë kandidat në zgjedhjet komunale të vitit të ardhshëm.

44-vjeçari shqiptar është qytetar italian prej 6 vitesh, i martuar, baba i dy fëmijëve, me profesion avokat. Gentian Alimadhi mbërriti ne Itali si emigrant ne vitin 1993, me një barke që zbarkoi në brigjet e Pulias.

Krahasuar me kandidatet e tjerë në garën paraprake, shqiptari Gentian Alimadhi duket me i favorizuar, jo vetëm nga komuniteti shqiptar në Parma, që numëron rreth 8000 persona, shumë prej tyre tashme qytetarë italianë./ tvklan.al