Tre kushërinj kanë rënë në prangat e policisë, pasi mbrëmjen e së mërkurës kanë tentuar të vrasin një 27 vjeçar. Të arrestuarit janë  Eduart Xhemollari, 25 vjeç, Jani Xhemollari, 48 vjeç dhe Marenglen Bollguri, 27 vjeç të tre banues në fshatin Podgorie-Maliq.

Arrestimi i tyre u bë, pasi në fshatin Podgorie, në bashkëpunim mes tyre, kanë tentuar të vrasin me mjete të forta për motive të dobëta, 27-vjeçarin me inicialet E.B, banues në Podgorie, i cili është transportuar në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Mbi ta rëndon akuza,”Vrasja me dashje, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

/tvklan.al