Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Rritja e çmimit të energjisë është pjesë e reformave që KESH ndërmerr për këtë kompani. Enti Rregullator i Energjisë mbështet propozimin e korporatës, pavarësisht se ai nuk është vendosur ende. Çmimi i ulur i konsideruar deri tani i energjisë elektrike, nuk ka lënë mundësi për investime është shprehur kryetari i ERE. KESH kërkon një çmim për të justifikuar dhe përballuar shpenzimet.  

Kryetari i ERE:- “Për vitin 2003, KESH-i në bilancin e tij ekonomik, në planin e investimeve të tij, në nevojat për të siguruar sasi të konsiderueshme energjie, për të garantuar furnizimin e konsumatorëve, rezulton me një çmim të pajustifikuar atë që ka dhe kërkon një rritje të tij për të përballuar këto shpenzime dhe këto kërkesa. Pra KESH-i do një çmim për mallin që shet, të justifikuar për të përballuar të gjithë fondin e nevojshëm që i duhet për këtë gjë. Kjo është e drejtë, sepse në fund të fundit, çdo mall që shitet në treg, ka një kosto, ka një fitim, pra ka dhe një çmim”.

Me argumente financiare teknike, korporata i ka kërkuar qeverisë, rritjen e çmimit tavan, i cili ende s’është vendosur prej saj, e më pas pritet të miratohet nga ERE, i cili ka për detyrë të mbrojë konsumatorin, e të mos lejojë në rastin e kompanive të tjera, vendosjen e çmimit monopol. Sipas tyre, kjo rritje çmimi justifikohet e mbështetet në koston e prodhimit./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti