Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është transferuar nga seksioni i paraburgimit të burgut të Fierit, në atë spitalor.

Ai do të qëndrojë aty për të bërë vlerësimin shëndetësor të tij, si një nga shqetësimet e ngritura pas transferimit nga paraburgimi i Durrësit.

Veliaj u transferua një javë më parë me një vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve e klasifikuar si sekret.

 Lëvizja u konsiderua nga Kryebashkiaku politike dhe e bërë me kërkesë të kryeministrit Edi Rama.

/tvklan.al