Ernest Muçi mban në tension kombëtaren shqiptare dhe stafin teknik. Fantazisti kuqezi i cili pësoi një ndërhyrje të ashpër në fitoren ndaj Finlandës nuk është stërvitur në seancën e fundit stërvitore me grupin në “Shtëpinë e Futbollit”, duke punuar vetëm individualisht.

Sulmuesi ka kryer disa ushtrime në palestër, pasi stafi mjekësor ka vendosur ta lërë pushim si masë parandaluese, për shkak të një goditjeje të marrë në ndeshjen ndaj Finlandës.

Pjesa tjetër e grupit ka bërë përgatitje me ushtrime tekniko-taktike, ndërsa janë zhvilluar edhe prova për goditjet standarde, në funksion të sfidës së fundit në këtë kompeticion.

Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë në orën 18:00, në stadiumin “Illovszky Rudolf Stadion”, në Hungari në ndeshjen e fundit të saj në UEFA Nations League. Bjellorusi-Shqipëri luhet këtë të dielë dhe do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e Tv Kombëtar Klan.

Klan News

/tvklan.al