Ernest Muçi vazhdon të mahnisë Turqinë. Fantazisti i Kombëtares shqiptare, ishte protagonist absolut edhe në javën e 10-të në Superligë. Muçi rezultoi vendimtar në dy golat e Trabzonspor, në fitoren 2-0 ndaj Gaziantep në shtëpi. Në fundin e pjesës së parë, shqiptari asistoi me kokë për golin e shënuar nga Stefan Savic, që zhbllokoi takimin....