Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar diplomatin estonez, Aivo Orav, në postin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së në Kosovë. Sipas BE-së, ai do të marrë detyrën më 1 shtator 2024 dhe do të ketë një mandat fillestar prej dy vjetësh, duke pasuar Tomas Szunyog, që ka qenë në këtë post që nga viti 2020....