Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ndodhet në Baku, Azerbajxhan, ku po merr pjesë në Forumin Botëror Urban 2026, (World Urban Forum 2026), një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare kushtuar zhvillimit urban, strehimit dhe qëndrueshmërisë së qyteteve. Forumi, i organizuar nën kujdesin e Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, bën së bashku liderë botërorë, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare,...