Një gjykatë në Korenë e Jugut ka dënuar ish-Zonjën e Parë, Kim Keon Hee, me një vit e tetë muaj burg, për marrje ryshfeti nga zyrtarë të Kishës së Unifikimit, në këmbim të favoreve politike, shkruajnë mediat e huaja. Gjykata e Seulit e shpalli Kim të pafajshme për akuzat e manipulimit të çmimeve të aksioneve...