Një gjykatë në Korenë e Jugut ka dënuar ish-Zonjën e Parë, Kim Keon Hee, me një vit e tetë muaj burg, për marrje ryshfeti nga zyrtarë të Kishës së Unifikimit, në këmbim të favoreve politike, shkruajnë mediat e huaja.
Gjykata e Seulit e shpalli Kim të pafajshme për akuzat e manipulimit të çmimeve të aksioneve dhe shkeljes së ligjit për financimin e politikës, duke argumentuar se nuk kishte prova të mjaftueshme për këto vepra penale.
Prokuroria kishte kërkuar një dënim shumë më të ashpër, deri në 15 vjet burg dhe një gjobë prej 2.9 miliardë wonësh, nën akuzat se Kim kishte pranuar dhurata luksoze, përfshirë çanta të markës Chanel dhe një diamant, nga Kisha e Unifikimit.
Kim Keon Hee i ka mohuar të gjitha akuzat. Avokatët e saj deklaruan se do të shqyrtojnë vendimin dhe mund të apelojnë dënimin për ryshfet, duke e cilësuar atë si tepër të rëndë.
Kim është bashkëshortja e ish-Presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, i cili u rrëzua nga pushteti vitin e kaluar dhe aktualisht përballet me tetë procese gjyqësore, përfshirë akuza për kryengritje pas përpjekjes së dështuar për të vendosur ligjin ushtarak në dhjetor të vitit 2024.
Yoon ka apeluar gjithashtu një dënim me pesë vite burg, të dhënë këtë muaj, për pengimin e përpjekjeve për arrestimin e tij.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 